E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia Socialiste proteston në Kashar

Banorët e komunës së Kasharit të mbështetur edhe nga Partia Socialiste ka dalë pasditen e sotme në protestë për situatën e vështirë ekonomike. Në fjalën e tij deputeti i PS-së Artan Gaçi theksoi se kjo protestë nuk është vetëm për rrugën dhe për faturat e larta të ujit dhe të energjisë por edhe për situatën e vështirë ekonomike. Ndërkohë në lidhje me kongresin e Partisë Socialiste që do të zhvillohet në datën 18 prill Gaçi theksoi se kjo është një nga fazat e modernizimit dhe progresit që ekziston në Partinë Socialiste. Sipas tij në Kongres ashtu siç është paralajmëruar do të merren edhe vendimet për ndryshimet në statutin dhe programin e partisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›