E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reja e plurit vullkanik bllokon kthimin e Berishës nga Brukseli

Reja e pluhurit vullkanik mësohet se është bërë shkak për bllokimin e kryeministrit Sali Berisha në Bruksel i cili nuk ka mundur të udhëtojë me avion në drejtim të Vjenës për t'u kthyer me tranzit në Tiranë. Shefi i qeverisë shqiptare mësohet se do të udhëtojë deri më Vjenë me makinë dhe më pas në Austri do të merret edhe vendimi nëse kryeministri që të fluturojë më pas direkt në Shqipëri. Burimet nga kryeministria bëjnë të ditur lajmin për "Ora News" duke theksuar se të njëjtën initerar do të ndjekë edhe delegacioni që e shoqëron kryeminsitrin.
Kryeminitri Sali Berisha dorëzoi përgjigjet e pyetësorit të KE-së në Bruksel dhe zhvilloi takime me presidentin e BE-së Van Rompuy, presidentin e PE-së Josif Buzek dhe presidentin e KE-së Hose Emanuel Barroso.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›