E Diel, 1 Nëntor 2026

FARC do të lirojë gazetarin francez

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq thotë se grupi guerilas klumbian, FARC, ka vendosur të lirojë gazetarin francez, të kapur dy javë më parë.

Zyrtarë të Kryqit të Kuq thonë se kanë marrë deklaratën e Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARC), e cila thotë se grupi është përgatitur të lirojë Romeo Langloisin, por nuk jep datë të caktuar.

Langlois, i cili punon për televizionin France 24, ka shoqëruar ushtarët kolumbianë në një mision anti-drogë në jug të Kakuetas më 21 prill, kur është kapur nga guerilasit, pas përleshjeve të tyre me trupat ushtarake.

FARC lufton qeverinë kolumbiane që nga viti 1964 dhe financimin e vet e mbështet në tregtinë e paligjshme të kokainës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›