E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia e Topit, e gatshme për zgjedhje të parakohshme

Share

Në fillim të marsit pritet që në skenën politike shqiptare të dalë partia më e re, ajo që nga media është emërtuar si partia e presidentit Topi. Siç raporton Shqip, partia është gati për tu prezantuar. Burime nga grupi organizator i kanë thënë Shqip se ata si parti janë gati edhe për zgjedhje të parakohshme. Shkak për daljen e shpejtë në skenën politike është bërë edhe fakti se ka dyshime se vendi mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Burimet shtojnë se degët më të organizuara të kësaj partie janë ato në Tiranë, Durrës, Vlorë, Korçë dhe Shkodër. Presidenti Topi do i bashkohet kësaj partie pas përfundimit të mandatit të tij. Ndërkohë, varianti i zgjedhjeve të parakohshme po bëhet gjithmonë e më i pranishëm në tavolinat politike e diplomatike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›