Partia e re Topi dhe Meksi shfaqen bashke ne publik
Ish-kryeministri Aleksander Meksi dhe Presidenti Bamir Topi jane shfaqur dje bashke ne ceremonine e celjes se ekspozites fotografike Njerez qe i bejne nder Tiranes te realizuar nga Foto Studio Rreli ne prani edhe te mjaft intelektualeve dhe qytetareve te shquar tiranas ne Muzeun Historik Kombetar. Ne kete rast me shume se deklarata apo konfirmimet per bashkimin e Meksit me projektin e ardhshem politik te Topit pas presidences flasin pamjet filmike te kronikave. Duket e zgjedhur me kast edhe ekspozita e djeshme per qytetaret e Tiranes qe dy figurat te tregonin bashkimin e tyre perballe zhvillimeve te ardhshme politike. Duhet thene se Aleksander Meksi ishte vete pjese e ekspozites fotografike pasi kishte foton e tij mes 195 personaliteteve te kryeqytetit. Qenien e ish-kryeministrit Meksi ne grupimin politik te Topit e ka konfirmuar pak kohe me pare nje nga ish-deputetet e PD-se Aleksander Biberaj i cili edhe ai pritet te jete nje nga themeluesit e partise se re. Deri tani krijimi i forces se re politike eshte thene se do te behet ne shkurt ne diten e pervjetorit te 21-te rrezimit te bustit te Enver Hoxhes ne Tirane por nuk perjashtohet dhe mundesia e shtyrjes ne mars per shkak te arsyeve organizative. Shume nga figurat e kesaj partie jane shperndare ne disa nga qytetet kryesore te vendit si Shkoder Elbasan Vlore Durres e Korce per te pergatitur krijimin e degeve dhe per te rekrutuar figura te djathta. Synimi i personazheve ne fjale eshte qe te mbledhin rreth vetes sa me shume emra me integritet dhe kontribute ne te djathten shqiptare. Projekti i themeluesve eshte qe deri sa Presidenti Topi te jete ne detyre partia e re te drejtohet nga nje komision nismetar sic ka qene drejtuar edhe PD ne fillimet e saj. Me doreheqjen e djeshme te Kreshnik Spahiut nga posti i nenkryetarit te KLD-se pritet qe Aleanca Kuq e Zi te kthehet ne parti gje qe do te sjelle edhe intensifikimin e metejshem te aktivitetit politik te kryetarit te saj eventual Kreshnik Spahiu. Sipas zerave qe qarkullojne ne prag te zgjedhjeve te 2013 dy partite e reja ajo e Spahiut dhe ajo e Topit pritet te bejne koalicion dhe te hyjne ne zgjedhje se bashku me qellim maksimalizimin e rezultatit per shkak te specifikave te sistemit zgjedhor qe ska gjasa deri tani te ndryshoje.