E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në twitter: Festojnë 92 vjetorin ata që vodhën votat ditën për diell

Deklaratat e kryeministrit Sali Berisha në simpoziumin e mbajtur nga bashkia e Tiranës, në kuadër të 92 vjetorit të Tiranës si kryeqytet nuk kanë kaluar në heshtje nga lidershipi i Partisë Socialiste Edi Rama. Në një reagim në rrjetin social twitter ai shkruan:
 

“Festojnë 92 vjetorin e Tiranës kryeqytet ata që e penguan barbarisht për synime politike e pastaj ia vodhën votat ditën për diell. Hipokrizia në pushtet!”.

Më herët Kryeministri Berisha duke iu drejtuar kryebashkiakut Lulzim Basha e përgëzoi për frymën qytetare që ka kthyer së bashku me ekipin e tij në një kohe relativisht të shkurtër.

Në këtë linjë Kryeministri u shpreh, “Tirana pret dhe unë jam i bindur se ju me përkushtimin më të madh me ekipin tuaj do bëni fillimin e saj të dytë të madh, të cilat fatkeqësitë politike ja mohuan”.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›