PS 2500 krime me shume per nje vit
Opozita akuzon qeverine se ka fshehur shifrat e kriminalitetit ne vend qe sipas saj per vitin 2011 kane shenuar nje rritje te madhe ne te gjithe treguesit vrasje plagosje vjedhje aksidente etj. Per te prezantuar keto te dhena te reja por edhe per te gjetur zgjidhje qe do ti perfshijne ne programin qeverises socialistet kane zhvilluar dje nje tryeze ku pervec kreut socialist Edi Rama kreut te Asamblese Gramoz Ruci dhe deputeteve te tjere socialiste kane qene te pranishem dhe shume drejtues te policise gjate qeverisjes socialiste. Kreu i PS-se se rrethit Tirane Pjerin Ndreu ka sjelle nje sere te dhenash per kriminalitetin ku vetem nga viti 2010 ne 2011 sipas tij ka nje rritje me 2500 vepra kriminale me shume.
Duke folur ne kete takim Rama akuzoi qeverine se jo vetem nuk eshte e afte te luftoje krimin por eshte vetem nxitese e tij. Rama tha se qeveria bashkepunon me personat e inkriminuar per te mbajtur ne kembe pushtetin. Ashtu sic nuk ka asnje dyshim se kur padrejtesia me qellim perfitimi behet shtyse ne vendimet dhe veprimet e qeverise cdo i ri i terhequr prej krimit e ka nje shtyse te forte me shume per ta sfiduar drejtesine qe misheron Kushtetua ligji e morali shoqeror 8211 tha Rama. Duke u ndalur te shifrat e kriminalitetit kryesocialisti theksoi se shigjeta e kurbes eshte ne nje rritje alarmante. Ai tha se krimi po e mbyt Shqiperine dita-dites duke e lidhur rritjen e pasigurise ne vend edhe me rritjen e papunesise. Ne nje vend me 1 milion te papune ku Policia e Shtetit trajtohet si zyre per te punesuar sherbetore te partive te qeverise kusherinj apo miq krahinore dhe ende me keq njerez me precedente penale per fushata elektorale nuk ka se si krimi te mos e vere poshte shtetin 8211 tha Rama.