Partitë në Maqedoni konsunsus për integrimin në BE
"Liderët u zotuan që me konsensus sa më të gjerë të mundshëm t'i miratojmë Ligjin për Kuvend, Ligjin për financimin e partive politike Ligjin për administratën shtetërore dhe theksuan përpjekje të përbashkët në të gjitha faktorët politik për implementimin e frymës së Marrëveshjes së Ohrit, tha nënkryetari i BDI-së Xhevat Ademi.
Implementimin e këtyre çështjeve, të cilat dje në Shkup i kërkoi evrokomesari për Zgjerim Oli Ren, sot e dakorduan kryeministrat Nikolla Gruevski dhe kryetarët e LSDM-së, Branko Cërvenkovski, BDI-së Ali Ahmeti dhe të Demokracisë së Re Imer Selmani.
Ademi potencoi se afati deri kur duhet të përfundojë puna është 15 shtatori, gjegjësisht deri në mbylljen e raportit të Komisionit Evropian. Sipas marrëveshjes së liderëve, ndërsa me kërkesë të LSDM-së duhet të vijojë edhe debati për ndryshime në rregulloren kuvendore.
Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi ftesës së kryeministri Nikolla Gruevski, iu përgjigje me letër në të cilën sqaron arsyet për mosprezencën e tij në takimin e liderëve. "Deri më tani kemi pasur dhjetëra takime të këtilla të padobishme. Asnjëherë nuk kemi qenë të konsultuar për rendin e ditës. Si duket, kur e humbni vetëbesimin, kërkoni shpëtim në takimet e këtilla për të ndarë përgjegjësinë me ne"
"Në takimet e deritashme kanë dominuar temat që janë të rëndësishme për ju. Por, siç duhet të dini edhe shqiptarët i kanë problemet e tyre të rënda, por në agjendën tuaj për ta s’kishte vend".
"Metoda e juaj e punës ka këtë veçori: sukseset i përvetësoni, ndërkaq dështimet hapakrah ua jepni të tjerëve", konsideron Thaçi. Komesari Ren dje porositi se Maqedonia ka edhe dy muaj që t'i përfundojë obligimet tjera, me qëllim që t'i caktohet datë për negociata për anëtarësim. /Makfaks/start