Studentët e "privatëve" mund të transferohen në UT
Burime nga rektorati i UT-së konfirmojnë së dokumetat për kryerjen e transferimeve të studimeve do të pranohen deri më datë 11 shtator 2009. Dokumentat që nevojiten për këtë procedure janë: kërkesa për transferim;përmbajtja e planit dhe e programit të studimit; lista e lëndëve, krediteve dhe notave të fituara pranë IAL-të përkatës; kopje e noterizuar e indeksit të notave (Për IAL-të që kanë indeks); kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së mesme.
Për Institucionet e Arsimit të Lartë jashtë vendit dokumentacioni duhet të jetë i përkthyer në shqip dhe i noterizuar në Shqipëri. Të gjitha dokumentet duhet të jenë të çertifikuara nga institucioni që ka lëshuar. Mandati i arkëtimit që është 1000 lekë duhet të kalojë përmes llogarisë bankare Nr. 589007 në Banka Credins.