E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Bojkoti, jo ndikim në libralizimin e vizave

Bojkoti i opozitës nuk do të pengojë liberalizimin e vizave. Kjo ishte pak a shumë përgjigja që kreu i maxhorancës Berisha i dha sot Edi Ramës pas këshillave të ndërkombëtarve për t'u kthyer në Parlament. Berisha duke iu drejtuar shefit të opozitës theksoi se ai është dakort që krijojë komisionin hetimor parlamentar dhe të hetojë për të gjitha pretendimet për zgjedhjet. Ai shtoi gjithashtu se e fton opozitën që të gjitha dokumentat që ka për shkeljet në zgjedhjet e 28 qershorit t'i paraqesë në Prokurorinë e përgjithshme por ai theksoi se Rama të mos kërkojë që maxhoranca të bëjë gjykatësin
Ndërkohë Kryeministri Sali Berisha u shpreh në seancën e Kuvendit se shqiptarët po përjetojnë momente historike gjatë 6 mujorit të dytë të vitit. Berisha duke i konsideruar zgjedhjet e 28 qershorit si më të mirat e bëra ndonjëherë theksoi se qeveria dhe autoritet, forcat politike kurorëzuan procesin zgjedhor më të mirë në historinë e vendit, u aplikuan teknologjitë më moderne të identifikimit të qytetarëve dhe të numërimit të votave, kurorëzuan procesin ku kodi zgjedhor u përcaktua nga opozita si rrallë herë në historinë e këti kontinenti. Gjithashtu Kryeministri Berisha theksoi se 6 muaj e dyta të vitit kanë qënë muajt e mbarësisë për shqiptarët duke theksuar se vetëm 3 ditët e fundit janë ditët e arritjeve të mëdha për të gjithë shqiptarët.
"Mbështetja e plotë politike për heqjen e vizave për shqiptarët, pranimi i kërkesës së Shqipërisë për statusin kandidat dhe votimi për suksesin për luftën kundër korrupsionit ku vendi përfitoi kompakt janë ditë të mëdha për shqiptarët" theksoi Berisha
Ndërkohë kryeministri Berisha u zotua shqiptarëve se për qeverinë heqja e vizave është çështja më kapitale dhe se qeveria do të plotësojë çdo kërkresë që kërkojnë ndërkombëtarët, do të ndërmarrë çdo reformë dhe do të vendosë çdo teknologji për të përmbushur premtimet e bëra në fushatën elektorale për heqjen e vizave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›