E Diel, 1 Nëntor 2026

Fotografja Hajsmith ka filluar nje projekt 15 vjecar me Librarine e Kongresit

Fotografja nga Washingtoni Carol Highsmith me nje karriere 30 vjecare ka fotografuar gjate ketyre viteve pejsazhin amerikan. Projekti i saj me i fundit perfshin nje turne ne 50 shtete ku ajo ka dokumentuar qytete te vogla dhe te medha si dhe fshatin amerikan te Shekullit te 21-te. Ajo po bashkepunon tani ne nje projekt 15-vjecar me Librarine e Kongresit se ciles po i dhuron te gjitha punimet e saj pa patur te drejten e autores.

Karol Highsmith eshte nje grua qe ka nje mission te fotografoje sa me shume qytete dhe zona rurale amerikane sa te kete mundesi para se ato te ndryshojne per shkak te zhvillimit.

Fotografja e cila banon ne Washington ka ne plan ne shkoje ne cdo shtet amerikan ne 10-15 vjetet e ardhshem per te dokumentuar gjithka ato kane qe nga objetket e rendesishme historike dhe ndertesat e deri tek imazhet tipike qe perfaqesojne jeten amerikane ne qytete e vogla.

Ajo po bashkepunon tani ne nje projekt ambicioz me Librarine e Kongresit ne Washington ku ndodhet tashme nje koleksion prej 10 mije fotografi. Hajsmith ka ne plan ti dhuroje Librarise 10 mije imazhe te reja ne vit te cilat do te jene ne fondin e shfrytezueshem nga publiku. Highsmith thote se synimi i saj eshte te fiksoje ne celluloid thelbin e imazhit te Amerikes ne kohen tone.

fare eshte Amerika Ndoshta duhet ta fillojme me pyetjen se cfare nuk eshte Ajo eshte gjithshka nje million gjera se bashku ose te pakten ashtu duket. Ne se I shikon keto imazhe te cilat jane marre ne Evrope apo keto te tjera te cilat jane marre ne Afrike mund ta kuptosh ndryshimin se ato kane pamjen e Amerikes.

Pikerisht kete pamje eshte e perkushtuar te fiksoje me kameran  e saj Highsmith. Ajo e filloi projektin e saj amerikan te shekullit te 21-te shkurtin e vititn te kaluar ne shtetin e Alabames dhe tani po punon ne qytetin e saj Washington.

Highsmith ka nje kohe te gjate qe fikson ne celuloid elemente te klutures amerikane. Ajo e filloi karrieren e saj si fotografe ne vitet 80 me fotografimin e momenteve te restaurimit te ndertesave historike ne Washington. Sherbimi Postar amerikan zgjodhi nje nga fotografite e saj te Memorialit te Tomas Xhefersonit per nje nga pullat e koleksionit nga te cilat qe ne fillim u shtypen 100 milione cope.

Gjate 15 vjeteve te fundit fotografja e nderuar disa here me cmime ka udhetuar ne mbare Ameriken duke fotografuar per nje nga kompanite botuese me te medha te botes Random House si edhe per kliente te tjere. Ajo ka grumbulluar mbi 300 mije fotografi dhe ka shitur me teper se 1 milione e gjysem albume ne mbare vendin.

Projekti i ri i Highsmith-it do ti krijoje asaj luksin te shpenzoje nje sasi te konsiderueshme kohe ne secilin nga shtetet amerikane duke fotografuar imazhe qe mundet te ndryshojne ne te ardhmen.

Amerika eshte e shumellojshme. Ne kemi gjithshka qe nga Kanioni i Madh e deri tek vatha e bagetive prej druri. Ato jane duke u zhdukur. Kanioni i madh ndoshta jo por vathet prej druri te bagetive po. Por dicka mund ta them me siguri ne jemi nje vend me karakter. Mund te shkosh ne nje qytet te madh apo te vogel dhe te gjesh ndertesat qe ne themelimin e tij. A do te jete njelloj pas 50 vjetesh Nuk e di. Gjerat jane duke ndryshuar.

Edhe pse koha pa dyshim do te sjelle ndryshime Hajsmith eshte optimiste se thelbi i vete Amerikes nuk ka per tu zhdukur kurre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›