E Diel, 1 Nëntor 2026

Partitë ndotin mjedisin, flamujt harrohen në pemështylla (FOTO)

flamuj1—-Nga Arisa Liço—-

Tiranë- Edhe pse gara elektorale mes partiva politike për zgjedhjet e 23 qershorit ka përfunduar dhe është konkretizuar edhe me shpalljen e rezultatit, gjurmët e fushatës vijojnë të ndjehen në kryeqytet…kësaj here si ndotëse potenciale me mjedisit.

Flamujt simbol të partive kryesore PS e PS janë shndërruar në lecka që valëviten në degë pemësh, madje disa prej tyre, siç duket edhe në fotografi, era i ka mbëshjellë fort telave.

Mesa duket subjektet politike janë mirëkujdesur vetëm për vendosjen e tyre duke mos lënë objekt pa i pushtuar, e jo për pastrimin dhe largimin e tyre. Ndërkohë që ligji elektoral e ka të përcaktuar qartë edhe kohën e qëndrimit të simboleve elektorale. Fotografitë e mëposhtme janë marrë tek kryqëzimi i “Vasil Shanto”-s dhe pranë liqenit artificial në Tiranë.

◄ Pas Para ► Foto    1 / 6

Partitë ndotin mjedisin, "harrohen" flamujt elektoralë, grisen e varen

◄ Pas Para ► Foto 1 / 6

Partitë ndotin mjedisin, "harrohen" flamujt elektoralë, grisen e varen

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›