E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partite politike: Zgjedhjet te suksesshme

Me akuza dhe kritika te ndersjella, partite politike ne Kosove i vleresuan zgjedhjet lokale si te suksesshme dhe me standarde demokratike. Me disa verejtje rreth disa parregullsive, partite politike ne Kosove i vleresojne te suksesshme zgjedhjet e djeshme komunale. Konkluzion i perbashket i te gjitha partive kryesore politike eshte se procesi i djeshem ishte i rregullt. Nenkryetari i Partise Demokratike te Kosoves, Hajredin Kuci, vecon si incident me te rende nje sulm ne nje zyre te PDK-se ne Decan. Sidoqofte, nenkryetari i PDK-se, Hajredin Kuci, thote se zgjedhjet ishin demokratike dhe shembull i organizimit te mire. “PDK i konsideron keto zgjedhje si shume demokratike, te standardeve te larta evropiane, qe kane treguar nje pjekuri te rralle politike te popullit te Kosoves, per nje shembull te mire politik edhe per Kosoven, edhe per rajonin dhe, njekohesisht, per zhvillimin dhe shkallen e demokracise ne vend”, deklaroi ai. Sipas tij, zgjedhjet e para demokratike, te cilat jane mbajtur ne Kosoven e lire e te pavarur kane treguar se ne Kosove po zhvillohet demokracia, liria, por edhe dicka qe ka fituar me pjekurine politike te qytetareve. Ne anen tjeter, Lidhja Demokratike e Kosoves i vlereson zgjedhjet te rregullta, kurse ankesat kryesore i adreson te PDK-ja. Nenkryetari i LDK-se, Lutfi Haziri, thote se keto probleme, megjithate nuk kane ndikuar ne procesin e teresishem te zgjedhjeve. Nderkohe, edhe Aleanca per Ardhmerine e Kosoves akuzon Partine Demokratike te Kosoves. Sekretari i saj i pergjithshem, Burim Ramadani, thote se keto veprime jane ndermarre me qellim te frikesimit te votuesve, me c’rast ai permendi Prizrenin, Kacanikun, Mitrovicen, Klinen e Lipjanin. “Gjendja me e rende paraqitet ne Prizren, ku ne lagjen ‘Tusus’, njerez te PDK-se kane hyre me arme ne dy klase. Komisionaret e AAK-se jane detyruar ta leshojne klasen. Policia dhe KQZ-ja jane njoftuar per kete rast. Ne Mitrovice vazhdon presioni duke perfshire edhe pjesetare te caktuar te PDK-se”, pohon Ramadani. Keto akuza te LDK-se dhe AAK-se, dje ne mbremje u hodhen poshte nga nenkryetari i PDK-se, Hajredin Kuci, i cili thote se personat qe kane hyre ne ate qender votimi ne Prizren, nuk jane zyrtare, e as anetare te PDK-se. Nderkaq, Aleanca Kosova e Re, ndonese me disa verejtje, konsideron se procesi ka ecur ne pergjithesi mire. Nenkryetari i AKR-se, Ibrahim Makolli, thote se kjo parti politike ka adresuar disa ankesa, por, sipas tij, mbetet te shihet nese keto parregullsi kane ndikuar ne rezultatet finale neper komuna. Nje prej subjekteve qe ka adresuar me shume ankesa gjate dites eshte Lidhja Demokratike e Dardanise. Sekretari i saj i pergjithshem, Lulezim Zeneli, thote se ka pasur tendenca te ndikimit te partive rivale te votuesit dhe kjo ishte manifestuar sidomos pas ores 16:00. Megjithate, edhe LDD e vlereson te suksesshem procesin zgjedhor. Sidoqofte, pas procesit te votimit dhe vleresimeve per suksesin e zgjedhjeve, tani pason nje proces tjeter po aq i rendesishem, ai i numerimit te votave dhe publikimit dhe pranimit te rezultateve te zgjedhjeve te para komunale ne Kosoven e pavarur.

Doris Pack: Zgjedhjet jane organizuar mire

Deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, ka thene se per aq sa ka pare deri me tash, zgjedhjet e sotme, te cilat edhe ajo i cilesoi si test per funksionimin e demokracise, jane organizuar mire. “Do te ishte shume mire po qe se rezultati dhe pritjet e qytetareve te Kosoves, vecanerisht ato te serbeve, te jene te mira, ashtu sic ka qene edhe vete organizimi i zgjedhjeve”, ka thene Pack, per Radion Evropa e Lire. Eurodeputetja Pack, e cila po qendron sot ne Prishtine, gjithashtu pohoi se zgjedhjet lokale te 2009-es ne Kosove jane nje test per funksionimin e demokracise dhe nje mundesi deshmimi per institucionet kosovare. “Nuk duhet ta mbivleresojme kete, por mendoj se eshte fakt qe Kosova e pavarur duhet te deshmoje se mund te mbaje zgjedhje dhe per aq sa kemi pare, ato jane organizuar mire. Madje, edhe ne vendvotime sot gjithcka ka shkuar mire. Nuk kam verejtje dhe mund te them se keto zgjedhje jane nje test i vogel per funksionimin e demokracise”, shtoi ajo, duke theksuar rendesine e pjesemarrjes se serbeve kosovare ne keto zgjedhje. Nga ana tjeter, forcat paqeruajtese te KFOR-it, kane thene se nuk kane plane te vecanta operative per diten e zgjedhjeve. Sipas komandantit te KFOR-it, gjeneralit Gjerman Markus Bentler, nuk ka indikacione per perkeqesim te mundshem te situates se sigurise. “Zgjedhjet e para, te organizuara ne menyre te pavarur nga institucionet e Kosoves, kane vemendjen tone kryesore. Ne, se bashku me te gjithe partneret tane, vecanerisht me EULEX-in dhe Policine e Kosoves, do te sigurojme nje ambient te qete dhe te sigurt. Ne do te jemi aty per njerezit e Kosoves, do te jemi te gatshem te reagojme shume shpejt nese paraqitet nevoja”, deklaroi gjenerali Bentler.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›