Pse shkrimtari me politikanin nuk gjejne kurre paqe
Intervista/ Flet shkrimtari Besnik Mustafaj, i cili promovoi librin e tij te fundit “Fletorja rezervat’
Pasioni per nje vajze ne adoleshence i ka dhuruar frymezimin e pare, ate shkendijen qe e lidh dike me poezine, nga e cila ai nuk mund te shkeputet dot me. Shkrimtari dhe politikani Besnik Mustafaj vjen ne nje rrefim ne “KJ” ne lidhje me vepren e tij te fundit “Fletorja rezervat”, shkruar fale vezhgimeve gjate kohes qe ai sherbente si ambasador i vendit ne Paris. Thote se ne liber ka emra politikanesh dhe ndoshta per kete arrin ne deduksionin se politikanet i kane paksa “frike” shkrimtaret, sepse sikurse shprehet vete Mustafaj: Fjalen e fundit e ka gjithmone pena. Tani qe pervec angazhimeve te perditshme, kohen e mbush kryesisht me letersi, duke qene se nga politika ka hequr dore, shkrimtari guxon te thote se politikani me shkrimtarin nuk kane paqe me njeri-tjetrin. “Shkrimtari ka qene gjate gjithe kohes ne lufte me politikanin, per t’i vjedhur me teper kohe per shkrimet, ashtu sikurse politikani ka qene ne lufte me shkrimtarin per te njejten arsye”, deklaron Mustafaj, edhe pse pohon se per te, shkrimtari ka qene ne sherbim te politikes dhe jo e anasjella, sikurse rrezikon te ndodhe.
Sapo keni botuar librin tuaj me te fundit “Fletorja rezervat”. Eshte nje liber-ditar, apo jo?
Po, “Fletorja rezervat”, Shenime jashte valixhes diplomatike, eshte nje ditar i periudhes maj 1994- maj 1995, gjate se ciles une kam qene ambasador ne Paris. Ne te vertete eshte viti i fundit i presidences se Miterranit, dhe nje nga botuesit me te medhenj te Frances dhe te mbare botes, botues i Garcia Markezit dhe Umberto Eco-s ne Paris, me kerkoi qe une te jepja refleksionet e mia, vezhgimet e mia si ambasador, shkrimtar, njeri i letrave, per ate cka po ndodhte ne kete moment, pikerisht kur po perfundonte epoka e nje presidenti shume te rendesishem ne historine e Frances dhe Evropes. Libri eshte botuar ne France ne vitin 1996, ka pasur nje sukses te jashtezakonshem, qofte ne media, qofte ne pikepamjen komerciale, pra eshte shitur shume.
Po ne Shqiperi, si eshte pritur libri deri tani?
Deri tani kam marre vetem reagime pozitive, por duke qene se libri sapo ka dale, le te shohim vazhdimin. Ka shume kuriozitete brenda, ka gjitha vezhgimet e nje shkrimtari, te nje njeriu qe vjen nga Shqiperia dhe te mos harrojme se behet fjale per vitin 1994 dhe per nje njeri qe vinte ne Paris, ne vorbullen e madhe te zhvillimeve parisiane, nga nje vend i izoluar sic ishte Shqiperia. Keshtu pra, dua te them se “Fletorja Rezervat” eshte nje liber qe e kam bere me dashuri.
Simbioza politikan-shkrimtar, si kane bashkejetuar keto te dyja te ju?
Tek une kane bashkejetuar pa shume paqe me njera-tjetren. Shkrimtari dhe politikani grindjen dhe mosmarreveshjen kryesore e kane pasur per kohen, se cili prej te dyve do te merrte me shume kohe, sepse dita 24 ore ka gjithsej. Ne kete kuptim, shkrimtari ka qene gjate gjithe kohes ne lufte me politikanin, per t’i vjedhur me teper kohe per shkrimet, ashtu sikurse politikani ka qene ne lufte me shkrimtarin per te njejten arsye. Megjithate, une mund te them se gjate 10 viteve te fundit ne menyre te vecante, madje nga viti 1997 e deri tani, qe i thone 12 vjet, shkrimtarin e kam vene ne dispozicion te politikanit, e deri tani qe jam terhequr nga politika.
Kjo do te thote qe shkrimtari brenda jush, ka qene ne funksion te politikes dhe jo e anasjella?
Gjithe personaliteti i shkrimtarit, liria, autoriteti publik, imazhi i shkrimtarit etj., i kane sherbyer politikanit, sepse une jam nje person qe i marr shume seriozisht gjerat dhe keshtu edhe kur u angazhova ne politike une jam perpjekur ta bej sa me mire ate gje. Qenia brenda meje e shkrimtarit me ka ndihmuar qe te jem nje njeri relativisht i lire brenda kornizes se politikes, te jem nje njeri pa tabu, te ndertoj nje profil me ndryshe. Mbetet te them qe politikani i eshte mirenjohes shkrimtarit. Une personalisht jam i kenaqur, mbetet qe eksperienca e politikanit t’i sherbeje shkrimtarit, per te rezultuar keshtu ne nje letersi ndryshe.
Nje shkrimtar ne politike, a e rrezikon autocensuren?
Po, nje shkrimtar ne politike e rrezikon autocensuren. Une nuk mund ta them kete ne menyre te prere, pasi autocensura nuk qendron kaq shume ne shkrime, sesa ne prononcimin publik, duke qene se politikani eshte nje njeri publik, aq me teper nje person si une, qe merr pjese ne proceset politike e historike te vendit, dhe qe do deshironte te ishte me kritik, me i pavaruar. Por kur je pjese e nje ekipi politikanesh, detyrimisht shkrimtari autocensurohet.
Gjate gjithe viteve te perfshirjes suaj ne politike, sa libra keni shkruar dhe a do kishit botuar me teper pa politiken?
Kam shkruar nja 5-6 vepra dhe sigurisht qe do te kisha shkruar me teper nese nuk do te isha perfshire ne politike.
Ju tanime e konsideroni veten shkrimtar me kohe te plote. Cfare keni aktualisht ne dore?
Jam duke shkruar nje roman, jam ne periudhen e hedhjes se dores se pare, ne ate stad ku gjerat jane ende matematike, pra eshte magme akoma, nuk ka marre ende formen e duhur.
Mes poezise dhe prozes, cilen do te zgjidhnit?
Poezia eshte si dashuria ne kete moshen qe jam une tani, vjen si meteor qe here ndizet e here fiket, ndersa proza eshte permanente.
Kur datojne shkrimet tuaja te para dhe si ka ardhur shkendija e frymezimit, nga e cila kuptuat si kishit talent ne kete fushe?
Librin e pare e kam botuar ne fund te gjimnazit. Eshte e veshtire te bej nje bilanc tani ne kete moshe, por poezia vjen vetvetiu, kam nisur te shkruaj poezi qe ne vitin e pare ose te dyte ne gjimnaz, kur edhe nisa te botoj neper gazeta te ndryshme te kohes. Historia e lindjes se poezise ne ate moshe, eshte gjithmone ne funksion per t’i pelqyer nje vajze. Sot ajo vajze nuk eshte me ne jeten time, por poezia ka mbetur, keshtu qe them se jam mirenjohes.
Ne rrethet politike, me cfare syri shihen pergjithesisht shkrimtaret?
Shkrimtaret nuk e vrasin shume mendjen sesi shihen nga poltikanet, ne pergjithesi politikanet kane deshire t’i pelqejne shkrimtarit, sepse politikanet kane frike nga e shkruara, ngaqe nuk shkruajne vete.
Meqe jemi te kjo teme, ju e keni vendosur ndonjehere ne siklet ndonje politikan, duke e perdorur figuren e tij ne librat tuaj?
Une mendoj se ne pergjithesi politikanet kane qene te kujdesshem, sepse po te shohesh dy librat e mi te fundit, “Midis krimeve dhe mirazheve” dhe “Fletorja rezervat”, aty gjenden mes te tjerash edhe emra politikanesh. Libri mbetet dhe duhet te them se fjalen e fundit e ka e shkruara.
Sipas jush, ne c’stad eshte letersia shqiptare aktualisht?
Problemi kryesor, sipas meje, nuk jane shkrimtaret, por eshte sistemi i shperndarjes i librit, i botimeve, ai i perkthimeve eshte nje problem tjeter. Per te arritur ne duart e lexuesve, libri duhet te kaloje ne dy duar, ne duart e botuesit dhe pastaj te librarit. Keto dy rrjete nuk jane te strukturuara mire, ndaj per pasoje shkrimtari nuk arrin dot ne shumicen e rasteve te lexuesi dhe kjo eshte padyshim nje gje e keqe.
Si e konsideroni perballjen e letersise se huaj me ate vendase?
Ky eshte nje problem i te gjitha kulturave te vogla, nuk mendoj se eshte nje kercenim. Eshte nje perballje qe duhet bere ne kushtet e barazise, pra te ndihmohen shkrimtaret shqiptare, sepse shkrimtaret e huaj mbeshteten ne nje treg te madh, ndersa kur nuk jane pjese e nje tregu te madh, subvencionohen. Shkrimtaret shqiptare kane nevoje per pak me shume mbeshtetje qe te ballafaqohen me tregun. Por, simbioza mes letersise se huaj dhe asaj shqipe, mendoj se ne fund te fundit rregullohet permes vete lexuesit.
C’mendim keni per Panairin e Librit qe po organizohet keto dite dhe per mbeshtetjen qe i jepet nga instancat perkatese?
Panairi eshte festa me e madhe e librit ne Shqiperi. I pergezoj te gjithe botuesit qe sakrifikojne materialisht per te marre stendat ketu. Do te ishte ne nderin e qeverise dhe te Ministrise se Kultures, qe t’ua ofronte kete falas ketyre botuesve.
Ju vete, gjate kohes qe keni qene ne qeveri, e keni ngritur zerin ne kete drejtim?
Po, sigurisht, une e kam ngritur shume here zerin, sa here qe kam mundur dhe me eshte dhene mundesia, por une jam marre me shume me ceshtjet e jashtme, sikurse e dini.
Intervistoi: Fjoralba Shahaj