E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teologet e Durresit: Kreret e KMSH po keqperdorin pronat

Bashkesia e teologeve muslimane te qytetit te Durresit, i ka drejtuar dje nje peticion autoriteteve me te larta te shtetit shqiptar dhe diplomateve te huaj, duke akuzuar drejtues te Komunitetit Musliman te Shqiperise se po keqperdorin dhe administrojne ne menyre te papergjegjshme pronat e myslimaneve ne vend.

“Ne teologet muslimane te qytetit te Durresit, vendosem te thyejme heshtjen, te leme menjane dallimet teorike dhe praktike si dhe te pajisemi me kurajen qytetare, per te ngritur nje shqetesim lidhur me menyren se si K.M.Sh.-ja dhe drejtues lokale ne Myftinine e Durresit, te dirigjuar nga z. Betim Truci (Sekretar i Pergjithshem i K.M.Sh.-se) dhe z. Ilir Vokshi (njekohesisht Myfti i Durresit, Tiranes dhe Kryetar i Keshillit te Pergjithshem te K.M.Sh.-se), po administrojne pronat vakef, ne dem te interesave te muslimaneve shqiptare ne vecanti dhe te te gjithe shqiptareve ne pergjithesi”, - thuhet ne fillim te peticionit.

Zyrtareve te larte u kujtohet fakti se “me misionin dhe funksionin tuaj kushtetues, mbani gjalle shpresat e shqiptareve per nje vend te lire, demokratik, te pakorruptuar dhe te integruar natyrshem ne bashkesine e vlerave euro-atlantike”.

Ndaj u kerkohet angazhimi “per t’i thene “Ndal!” ketij fenomeni, qe po gerryen cdo dite shoqerine shqiptare ne pergjithesi dhe institucionin e K.M.Sh.–se ne vecanti, jane shprehje te pergjegjesive tona kombetare, fetare dhe qytetare”.

Ne kete pike vjen kerkesa konkrete: Me fuqine e misionit dhe funksionit tuaj kushtetues, ndikoni per te vene ne levizje institucionet e vendit tone per te ndaluar sa me shpejt qe eshte e mundur demet morale dhe materiale qe korrupsioni i krereve me te larte te K.M.Sh.-se, e ne vecanti Myftinise se Durresit, po i shkaktojne nje institucioni me rendesi te vecante kombetare, kulturore e fetare sic eshte Bashkesia Islame e Shqiperise”. Ne peticion, nenshkruesit thone se prej disa kohesh po konstatojne me shqetesim se krere te larte te K.M.Sh.-se po shkelin ne menyre flagarnte Statutin e K.M.Sh-se dhe po abuzojne frikshem me pronat vakef te ketij institucioni. “Keto abuzime dhe ky korrupsion me pronat vakef, - vijon peticioni, - jane pranuar nga vete kreret e ketij institucioni, ne qytetin e Durresit dhe te Tiranes”.

“Ndersa, pergjigja qe zoterinjte drejtues te K.M.Sh.-se rezervojne per te interesuarit rreth ketyre abuzimeve, ka qene dhe vazhdon te jete arroganca, brutaliteti, intransengjenca dhe kercenimet e veshura shpeshhere me mantelin e imunitetit shteteror dhe jo vetem”, - vijojne akuzat e forta. Kurse theksohet se “te veshur me imunitetin qe me shume zell dhe deshire u ofrohet nga drejtuesit qendrore te K.M.Sh.-se dhe te strukur turpshem nen ombrellen e te ashtuquajtures ‘mbrojtje e vecante e shtetit’, drejtuesit lokale te Myftinise se qytetit te Durresit sfidojne cdo dite e me shume aspiratat e qytetarise durrsake per nje institucion shpirteror te paster e te paperfolur, shembull i virtytit dhe i devocionit”.

Peticioni ve ne dukje se ka disa kohe qe klasa elitare teologjike e qytetit te Durresit, po perpiqet qe nepermjet heshtjes, urtesise dhe fjales se mire, te ndryshojne dicka ne menyren se si keta drejtues po sillen me detyren dhe pasurine morale e materiale qe ata duhet te administrojne. “Po perpiqemi me aq sa mundemi t’u tregojme ketyre drejtuesve se menyra se si ata po i administrojne keto dy pasuri nuk i sherben as dialogut e as bashkepunimit brenda nesh e me gjere, dhe cfare eshte me e rendesishme, po cenon pavaresine ekonomike te ketij institucioni, cka eshte parakusht per forcimin e frymes tradicionale islame shqiptare. Porse, ne te gjitha heret jemi perballur me refuzimin arrogant dhe mungesen totale te deshires per transparence nga ana e tyre”, - nenvizohet ne peticion.

Kurse shtohet se “per fat te keq, ne kemi qene te pafuqishem qe t’u lekundim besimin e tyre te verber, se gjithcka ata bejne, qofte kjo e mire apo e keqe, gezon paprekshmeri dhe mbrojtje absolute. Po ashtu, per fat te keq, ne nuk kemi arritur t’i bindim keta drejtues, ne pavertetesine e iluzionit se shteti yne do te qendroje duarlidhur e gojekycur perballe historive te tyre te korrupsionit, qe me sa duket, ua kane mpire arsyen e shendoshe”.

Ndaj nenshkruesit kerkojne nga autoritetet qe te mos lejojne “asnje aktivitet korruptim”.

Teologet sqarojne se peticioni per autoritetet vjen pasi “ne nuk mundemi t’i ndryshojme “zakonet” e ketyre njerezve, te cilet, te zhytur ne korrupsionin e tyre, te dehur nga megalomania dhe nen petkun e mbrojtesve te fese islame, anatemojne, urrejne dhe kercenojne cdokend qe guxon t’u kujtoje atyre drejtesine, institucionet dhe forcen e ligjit, perpara te cilit te gjithe jemi te barabarte”.

Per kete shkak, teologet sugjerojne qe “institucionet e ketij vendi te kerkojne transparencen e menaxhimit te trojeve vakef, te cilat shteti yne ua ka kthyer pronareve te ligjshem, qe ne kete rast jane qytetaret e ketij vendi, per t’u miradministruar ne favor te interesave me te larta morale e kombetare, e jo ne favor te interesave personale te nje kaste drejtuesish te ketij institucioni”.

Ne mbyllje te peticionit, shtrohet edhe nje problem i mprehte, gjithnje mbi argumentin e mesiperm: Ju drejtohemi juve, sepse sot me shume se kurre, ky shqetesim eshte nje nder ceshtjet me te rendesishme qe lidhen me te ardhmen e frymes paqedashese, velladashese e atdhedashese te bashkesise se muslimaneve shqiptare dhe jemi plotesisht te bindur se fenomene te tilla korruptive krijojne nje klime te favorshme per lulezimin e frymave ekstremiste e radikale, aq te urryera e te demshme per te gjithe ne”.

Autoritetet

Peticioni i eshte drejtuar Presidentit, Kryeministrit, kryeparlamentares, ministrit te Kultures, kreut te Komitetit Shteteror te Kulteve, Rasim Hasanaj, Kryeprokurores se Pergjithshme Ina Rama, si dhe per dijeni Ambasadorit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes John L. Withers II, Shefit te Delegacionit te Komisionit Europian Helmut Lohan dhe Ambasadorit te O.S.C.E. ne Shqiperi Robert Bosch.

Pse peticioni

“E ndjejme te pamundur qe te mos ju drejtohemi me kete leter, e cila eshte nje shprehje me shume e perpjekjeve tona te vazhdueshme, qytetare dhe te sinqerta, per te kontribuar ne mbarevajtjen e jetes fetare te bashkesise se muslimaneve te qytetit tone”, - sqarohet ne peticionin e teologeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›