E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Rumania refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës

Bukuresht - Pas Spanjës e Sllovakisë, edhe Rumania refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës. Ministri i jashtëm rumun Kristian Diakonesku ka deklaruar se qëndrimi i vendi të tij mbetet i pandryshuar në lidhje me Kosovën, sepse sipas tij, pavarësia e Kosovës është në kundërshtim me normat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare. Shefi i diplomacisë rumune ka theksuar se rezoluta e Parlamentit Evropian e cila u bën thirrje vendeve të BE-së që të njohin pavarësinë e Kosovës, nuk është e detyrueshme. Rumania është një nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›