Partizani - Flamurtari, enigma e fundit e çerekfinaleveDy skuadrat u përballën edhe dy herë të tjera midis tyre në çerekfinalet e këtij edicioni të Kupës, ku secili ekipi fitoi në shtëpi (1-0),por për shkak të parregullsive nga të dyja skuadrat

Partizani e Flamurtari i kanë hedhur pas humbjet 1-2 në shtëpi, respektivisht me Dinamon e Tiranën, teksa janë fokusuar në përballjen e tyre teke në Kupën e Shqipërisë, takim i programuar për ditën e mërkurë në asnjanësin “Niko Dovana” në Durrës (gjykon Sokol Çekaj).
Dy skuadrat u përballën edhe dy herë të tjera midis tyre në çerekfinalet e këtij edicioni të Kupës, ku secili ekipi fitoi në shtëpi (1-0),por për shkak të parregullsive nga të dyja skuadrat, kualifikimi i Partizanit nga gjuajtjet e penalltive u anulua nga Komisioni i Disiplinës pranë Federatë Shqiptare të Futbollit.
Partizani merr pjesë për herë 45-të në çerekfinale. Nëse kualifikohet në gjysmëfinale kjo do të jetë hera e 32-të. Flamurtari merr pjesë për herë të 31-të në çerekfinale. Nëse kualifikohet në gjysmëfinale kjo do të jetë hera e 17-të.
Fituesi i këtij çifti do të përballet në gjysmëfinale me Shkumbinin. Çifti tjetër gjysmëfinale është ai midis Vllaznisë e Tiranës.
E Marte, 07 Prill 2009