E Diel, 1 Nëntor 2026

Ëndrra e Lorik Canës: “Kampion në Francë e Kupën UEFA”Lorik Cana, kapiteni shqiptar i Olimpikut të Marsejës, qysh prej largimit e daljes në “pension” të Fabien Bartezit, shpreson fort për të çuar titullin e kampionit të Francës në në Marsejë.

Lorik Cana, kapiteni shqiptar i Olimpikut të Marsejës, qysh prej largimit e daljes në “pension” të Fabien Bartezit, shpreson fort për të çuar titullin e kampionit të Francës në në Marsejë.

KAMPIONATI FRANCEZ

Për një ish-lojtar parisien, i formuar në klubin e kryeqytetit, do të ishte diçka që përfshin sa një rastësi të çuditshme, një shenjë fati, por dhe një koincidencë të fortë. Pas fitores 3-0 në transfertë kundër Sent Etienit, zëvendëskapiteni i Kombëtares shqiptare riafirmoi dëshirën për t’i shkuar deri në fund aventurës. Për Canën, Marseja është duke bërë një progres konstant. “Shënuam në një moment të mirë dhe pas kësaj çdo gjë ishte më e lehtë. Ekipi tregoi nivelin e tij dhe di mirë të shfrytëzojë ndeshjet. Ne jemi pretendo. Nuk e di nëse do t’ia arrijmë, por ne do të luftojmë deri në fund. Kemi titullin si objektiv”. Olimpiku i Marsejës është qartësisht në rrugën për titull, pasi kanë vetëm një pikë më pak se Lioni i vendit të parë. Fitoret, si ajo e së dielës, nuk bëjnë gjë tjetër veçse dëshmojnë kapacitet e shkëlqyera të bashkëlojtarëve të Canës.

KUPA UEFA

Në fakt prej shumë kohësh nuk shihen dy ekipe franceze si kandidate të forta për të fituar Kupën UEFA, që nga ana e saj është në edicionin e fundit të saj me këtë emër. Olimpiku i Marsejës dhe Paris Sën Zhermeni (ish-ekip i Lorikut) janë në çerekfinale, ku do të përballen me dy dinosaurët ukrainas, respektivisht Shahktior Donteskun dhe Dinamo e Kievit. Nëse dy skuadrat transalpine do të kualifikohen, atëherë do të përballen midis tyre në gjysmëfinale e pa dyshim që njëra prej tyre do të jetë në finalen e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm europian për klubet. Marseja për herë të fundit ka fituar një trofe europian në vitin 1992, pikërisht Ligën e Kampioneve, në vitin e saj të parë me këtë emër. Tani, nën udhëheqjen e Lorik Canës, Marseja ka mundësinë të fitojë Kupën UEFA. “Ne jemi nga emrat e mëdhenj që ka mbetur në garë në këtë kompeticion”, - u shpreh Loriku gjatë një interviste për faqen zyrtare të klubit të tij. “Do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi në Ukrainë ka lojtarë të mirë dhe Shahktori ishte pjesë e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve”. Në fakt, Marseja ka humbur 2-0 kundër Valencias (2004) dhe 3-0 kundër Parmës (3-0) pesë vjet më parë. “Por tani si Lorik Cana, kapiteni i Olimpikut të Marsejës, ashtu dhe Klod Makelele i PSG-së, kanë mundësinë për të ngritur një trofe europian”, - shkruan gazeta e madhe franceze “Le Monde”.

E Marte, 07 Prill 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›