E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Partizani”- Kërkoi masë më të butë sigurie, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Malltezit

Gjykata e Lartë ka rrëzuar për të disatën herë rekursin e Jamarbër Malltezit, dhëndrit të kryedemokratit Sali Berisha, për masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

“Mospranimin e rekursit të paraqitur nga kërkuesi Jamarbër Malltezi kundër vendimit nr.88 (87-2025-127) datë 14.04.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njofitm.

Prej nëntorit të vitit 2023 Jamarbër Malltezi ndodhet në “arrest shtëpie” për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Malltezi akuzohet për “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim me Sali Berishën pasi në marrëveshje me këtë të fundit, duke shfrytëzuar pushtetin e ish Kryeministrit, ka arritur të marrë përfitimet e parregullta! Po ashtu, Malltezi akuzohet dhe për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›