Partizani , "demat" synojne tri piket ne Lezhe

Në ballafaqimin e parë në Superligë kundër Dinamos në kryeqytet, Besëlidhja dëshmoi se ishte shumë pak e përgatitur për të përballuar sfidat e vështira të Kategorisë Superiore. Kalendari i javës së dytë u ofron lezhjanëve një tjetër skuadrës kryeqytetase, Partizanin. Skuadra e kuqe do të ketë shërbimin e Bakaj dhe së bashku me Abilaliajn dhe Malindin, trajneri Lika do të ofrojë imazhin e një Partizani sulmues. Te Besëlidhja luajnë dy ish-futbollistët të Partizanit, mbrojtësit Alert Alcani dhe Robert Grizha, të cilët e njohin taktikën e "demave të kuq". Besëlidhja beson te faktori fushë për të marrë pikët e para.
BESËLIDHJA-PARTIZANI, 16:30
Stadiumi "Besëlidhja"", Lezhë
Gjyqtarë: P.Lapi, P.Goxhaj-M.Dervishi
Bilanci: 42 ndeshje; 4 fitore Besëlidhja, 14 barazime, 24 fitore Shkumbini. Golat: 16-56