E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani-Lushnja, sot luhet për jetë a vdekje

Durrës - Partizani dhe Kastrioti i Krujës do të zhvillojnë sot përballë njëra-tjetrës ndeshjen e tyre më të rëndësishme të sezonit. Sot në “Niko Dovana” të Durrësit do të përcaktohet se cila mes këtyre skuadrave do të luajë sezonin e ardhshëm në Super Ligë, dhe cila do të luajë në Kategorinë e Parë.

Partizani 15 herë kampion i Shqipërisë rrezikon të bjerë për herë të dytë në kategorinë e inferiorëve, ndërsa Kastrioti kërkon të ngjitet për të shtatën herë në elitën e futbollit shqiptar.

Partizani në këtë takim vjen mbas shumë peripecish, pas problemeve të shumta që kaloi në pjesën e parë të sezonit, por falë sakrificave të futbollistëve dhe stafit të tij arriti të mos bjerë direkt në Kategorinë e Parë, por të ketë edhe një mundësi tjetër.

Ndeshja do të zhvillohet në orën 16:30, në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Nesër do të luhet ndeshja tjetër e “play-out”, ajo mes Gramozit dhe Bylisit. Ndërkohë, nga kategoria ranë skuadrat e Elbasanit dhe Lushnjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›