E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lacio ofertë për mesfushorin Blerim Xhemaili

Romë - Lacio mësohet se ka bërë një ofertë prej gjashtë milionë eurosh për mesfushorin Blerim Xhemaili. Lajmi bëhet publik nga “Calciomercato”, ku thuhet se futbollisti zviceran me origjinë shqiptare ka tërhequr vëmendjen e kryeqytetasve me paraqitjet e tij këtë sezon tek Torino.

Kontrata e 23-vjeçarit me Torinon skadon në vitin 2012, por futbollisti kërkon kalimin tek ndonjë skuadër e madhe e Serisë A, sidomos nëse bie Torino në Serinë B. Torino rrezikon seriozisht t’i lajë duart me elitën e futbollit italian, për më tepër që në ndeshjen e fundit do të përballet me Romën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›