Partizani, edhe 90 minuta vuajtje ne LushnjeNë takimin e parë të zhvilluar në “Roza Haxhiu”, Partizani fitoi 1-0 falë golit të Artan Karapicit, ndërkohë që takimi i fazës së dytë në kryeqytet përfundoi 0-0.

Partizani ka në dorë tri rezultate në Lushnjë për të mbijetuar në Superligë: humbjen minimale (0-1), ndërkohë që barazimi e fitorja e mban automatikisht në Kategorinë Superiore.
Në takimin e parë të zhvilluar në “Roza Haxhiu”, Partizani fitoi 1-0 falë golit të Artan Karapicit, ndërkohë që takimi i fazës së dytë në kryeqytet përfundoi 0-0.
DURO – Trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro (pasoi në stolin e kuq në javën e 8-të Hasan Likën): “Arritëm një fitore të vështirë me Elbasanin. Lushnja është një ndeshje vendimtare. Ka të njëjtin objektiv si ne, mbijetesën”.
SHEHI – Portieri dhe kapiteni i Partizanit, Orges Shehi (31 vjeç, 31 ndeshje këtë sezon): “Kundër Elbasanit shënuam një nga fitoret më të bukura në këtë kampionat. Kundër Lushnjës është një tjetër betejë për ‘jetë a vdekje’. Vuajtja jonë do të zgjas edhe 90 minuta të tjera, por kam besim se do t’ia dalim në Lushnjë”.
NGJELA – Heroi i ri i Partizanit, sulmuesi korçar Marius Ngela (26 vjeç, 10 gola këtë sezon), do të mungojë në ndeshjen “finale” kundër Lushnjës (i pezulluar me kartonë): “Ndihem keq kur mendoj se nuk do të luaj kundër Lushnjës. Kam besim se çunat do t’ia dalin”.
E Hene, 18 Maj 2009