Lushnja, shpresa vdes e funditPresidenti i verdhjeshilëve, Albert Sanxhaku: “Do të shpresojmë deri në minutën e fundit. Nëse Partizani do gjyqar të huaj për ne nuk ka problem”

Lushnja-Partizani është një tjetër finale, por për mbijetesë në Superligë. Të kuqtë e Shpëtim Duros kanë tri pikë më shumë, por trajneri i lushnjarëve, Ilir Gjyla, beson se një “Roza Haxhiu” i tejmbushur do t’i frymëzojë djemtë e tij për të fituar takimin e shpëtuar nga rënia.
SANXHAKU- Kryetari i Bashkisë së Lushnjës, njëherësh edhe presidenti i verdhjeshilëve, Albert Sanxhaku: “Do të shpresojmë deri në minutën e fundit. Nëse Partizani do gjyqar të huaj për ne nuk ka problem”.
GJYLA – Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla (i katërti këtë sezon pas Artan Banos, Saimir Malkos e Vasil Bicit): “Nuk u ndjemë inferior ndaj Vllaznisë. Arritëm objektivin tonë. Cdo gjë e kemi fituar me djersën tonë”.
BUBEQI – Sulmuesi kavajas i Lushnjës, Dorian Bubeqi (30 vjeç, 7 gola këtë sezon): “Barazimi në Shkodër na ka shtuar shpresat se mund të qëndrojmë në Superligë”.
E Hene, 18 Maj 2009