E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani feston 67-vjetorin e themelimit

67 vjet histori.

Dekada të mbushura me triumfe dhe lavdi. Por, edhe vite të vështira, ku dukej se ekzistenca ishte në rrezik.

Partizani ka festuar përvjetorin e themelimit të klubit, që mori formë në vitin 1946 dhe ka qenë protagonist absolut në futbollin shqiptar.

Duke shfrytëzuar datën simbolike, drejtuesit e klubit kanë vendosur që njëkohësisht të bëjnë edhe prezantimin e skuadrës dhe të stafit për gjysmën e mbetur të sezonit.

Premtimi është i zakonshmi: rikthimi në Superligë, pse jo me trofeun e kategorisë së parë.

Me 13 blerje gjatë merkatos së janarit, skuadra është formatuar nga e para.

Mes emrave të rëndësishëm në dispozicion të trajnerit Shtëpim Duro janë sulmuesi Abazaj dhe mbrojtesi nigerian Udoh.

Në fundjavë skuadra do të japë përgjigjet në fushë, në ndeshjen e kampionatit kundër Adës së Velipojës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›