E Diel, 1 Nëntor 2026

Singapori parajsa e basteve per ndeshjet e trukuara ne futboll

Perandoria e basteve.

Imazhi i Singaporit ka marrë një goditje të madhe, pasi një hetim i Europolit zbuloi se qindra ndeshje futbolli në të gjithë botën trukohen nga ky vend.

E pabesueshme, por nga republika prej vetëm 710 km katrorë dyshohet se janë manipuluar rezultatet e 680 takimeve.

Mes tyre edhe në kualifikueset e Kupës së Botës, Kampionatit Europian dhe në Champions League.

Ndeshjet e hetuara nga policia europiane dhe agjencia e anti-krimit janë luajtur ndërmjet viteve 2008 dhe 2011.

380 ndeshje janë zhvilluar në Europë, ndërsa 300 të tjera në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine.

Korrupsioni që lidhej me sindikatat e basteve dhe krimin e organizuar është trajtuar gjërësisht si një kërcënim për futbollin.

Përfundimet e Europolit nxorrën në përfundimin se problemi është më i gjërë.

Kjo edhe sepse në rrjetin e 425 personava të dyshuar, ka zyrtarë dhe sportistë, por edhe kriminelë shumë të rrezikshëm nga 15 shtete.

Sipas hetuesve, krerët e sindikatave të basteve në Singapore shfrytëzojnë lidhjet me bashkëpunëtorët e tyre në të gjithë botën me futbollistët dhe zyrtarët e korruptuar.

Edhe pse qeveria drejton bastet e ligjshme në këtë vend, aty mund të gjesh pika bastesh në çdo lokal, ku luhet në futboll, gara me kuaj, motorë apo llotari.

Pavarësisht tentativave të policisë së Singaporit për të luftuar bastet ilegale apo edhe të ndihmojë vendet e tjera në kandalin e trukimeve, detyra është e vështirë.

Mbi të gjitha prej shifrave marramendëse që qarkullojnë në baste.

Sipas një vëzhgimi të mëparshëm është dalë në përfundimin se gjatë çdo viti në bastet sportive qarkullojnë një triliardë dollarë.

Me llogari të thjeshta shifra është 3 miliardë dollarë në ditë, ku pjesa më e madhe vjen nga Azia dhe luhet në ndeshjet e futbollit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›