Ibra për Messin: Ai është më i miri

Zlatan Ibrahimovic nganjëherë di të jetë kundërthënës me deklratat e tij, por që kësaj radhe ishte serioz e i sinqertë. Para përballjes miqësore Suedi-Argjentinë, Ibrahimovic tha se do të luajmë përballë lojtarit më të mirë në botë andaj duhet të jemi të kujdesshëm.
"Është një lojtar fantastik. Individualisht është me siguri më i miri në botë, prandaj fiton shumë çmime. Ata mund të fitojnë sepse kanë skuadër fantastike me lojtarë cilësorë" deklaroi Ibra./Indeksonline/