E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani humb perseri faktorin fushe

Skuadra e kuqe nen drejtimin e trajnerit Neptun Bajko ka vazhduar edhe dje pergatitjet per takimin e radhes ne kampionat qe do te jete ndaj Apolonise stervitja eshte zhvilluar te Kodrat e Liqenit Artificial

Ne qofte se Partizani do te rrezohet nje kategori me poshte atehere askush nuk mund te thote se skuadra nuk ka shfrytezuar faktorin fushe. Themi keshtu pasi aktualisht skuadra eshte pa president qe te investoje pa nje fushe ku te zhvilloje stervitje pa financa dhe pa nje stadium ku mund te luaje takimet e kampionatit. Tani me skuadra e kuqe ka mbetur ne meshire te fatit. E vetmja gje qe u ka mbetur eshte tifozeria qe ende nuk i ka braktisur dhe vazhdon ti mbeshtese ne stadium. Partizani do te kete kete fundjave ndeshjen e radhes ndaj Apolonise ne shtepi por drejtuesit e kuq nuk mund te sigurojne nje stadium per te zhvilluar kete ndeshje dhe sipas te gjitha gjasave ai do te shtyhet per tu luajtur te henen ne stadiumin e Kamzes. Duket se marredheniet mes drejtuesve te Kamzes dhe atyre te Partizanit jane normalizuar pas nje krisje qe pesuan disa muaj me pare. Megjithate e rendesishme per drejtuesit e Partizanit eshte se arriten te siguronin nje stadium shume afer kryeqytetit pa pagese dhe pa pasur nevoje te udhetojne drejt ndonje qyteti tjeter apo qofte edhe drejt Shijakut ku stadiumi Tofik Jashari eshte gjithmone piste e mundshme.

Ekipi

Skuadra e kuqe nen drejtimin e trajnerit Neptun Bajko ka vazhduar edhe dje pergatitjet per takimin e radhes ne kampionat qe do te jete ndaj Apolonise. Stervitja eshte zhvilluar te Kodrat e Liqenit Artificial duke qene se ne ambientet e kompleksit stervitor ne Kamez te kuqte kane te drejte te zhvillojne stervitje vetem dy here ne jave. Keshtu qe skuadra do te zhvendoset sot ne Kamez ku stervitja do te jete e perqendruar me shume ne skemat taktike dhe te puna me topin.

Apolonia

Ndaj Apolonise Partizani do te luaje per nje barazim edhe pse nje rezultat i tille mund te jete i pamundur ndaj nje skuadre qe kerkon me cdo kusht te jete pjese e Kategorise Superiore sezonin e ardhshem.

Kategoria e Dyte

Tashme askush nuk beson me se Partizani do te vazhdoje te jete pjese e Kategorise se Pare edhe sezonin e ardhshem. Vendi i fundit ne tabelen e klasifikimit dhe diferenca me pike me rivalet kryesore ne kete gare ka bere qe demat te jene mjaft pesimiste per te ardhmen. Ne keto momente Kategoria e Dyte eshte shume afer per kete skuader qe sezonin e ardhshem mund te humbase edhe identitetin e saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›