E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tani mund ta quani Diego

Me dy golat qe shenoi dy net me pare ndaj Arsenalit Leo Mesi eshte kthyer ne golashenuesin me te mire te te gjitha koherave te Barcelones tashme ai mund te krahasohet edhe me Maradonen

Nje tjeter kryeveper e Mesit. Ky ishte titulli i te perditshmes katalanase Sport qe pervecse nenvizoi madheshtine e Mesit nuk menjanoi festen qe u zhvillua dy net me pare ne Camp Nou. Sa i perket Pleshtit fjalet jane te teperta pas atij goli te pare pas nje asisti pa pare Almunjan ngriti topin lart portierit spanjoll qe nuk kuptoi asgje nga u kalua sfera qe me pas numri dhjete i Argjentines e shoqeroi ne rrjete qe realizoi ndaj Arsenalit te marten ne mbremje. Ajo levizje ishte me te vertete nje kryeveper e futbollit e bere nga nje djalosh qe ende nuk ka mbushur 24 vjec dhe qe fare mire mund ta krahasojme me te madhin Diego Armando Maradona.

Numrat lejojne cdo krahasim

Statistikat tregojne se kush krahason Mesin me Maradonen me siguri qe nuk do te akuzohet per herezi. Themi keshtu pasi Pleshti edhe pse eshte vetem 23 vjec po rikonfirmon nga viti ne vit aftesite e tij ne fushe. Kete sezon ai eshte autor i 45 golave ne vetem 39 ndeshje te luajtura. Ne La Liga Mesi ka shenuar 27 gola ne 23 takime ne Ligen e Kampioneve ai ka shenuar 8 gola ne 8 ndeshje ne Kupen e Mbretit ne 6 takime ka shenuar 7 gola nderkohe qe ne dy ndeshjet e Superkupes se Spanjes realizoi tri here. Perpos golave te shenuar Mesi njihet edhe si nje asistman i shkelqyer. Lojtari argjentinas udheheq kete liste ne La Liga me 15 asiste nderkohe qe ne Ligen e Kampioneve ai ka dhene dy.

Rivaldo dhe Enrike vetem nje kujtim

Me dy golat qe realizoi dy net me pare ndaj Arsenalit Leo Mesi eshte kthyer ne golashenuesin me te mire te te gjitha koherave te Barcelones ne kompeticionet evropiane. Argjentinasi arriti kuoten e 33 golave duke thyer keshtu rekordin e Rivaldos qe kishte shenuar 31 gola me Barcelonen Luis Enrikes qe kishte shenuar 27 te tille dhe Evaristos 27.

Ne historine e Barces

Me keto rimte Mesi mund te futet ne historine e Barces si lojtari qe ka shenuar me shume gola me ate fanelle. Per momentin ai ka realizuar 172 te tille dhe i qendron pas Sezar Rodrigezit ka realizuar 235 gola dhe Ladislao Kubalas qe ka shenuar 196 gola. Dy net me pare Mesi theu edhe nje tjeter rekord. Ai u be golashenuesi me i mire joevropian i Liges se Kampioneve. Ne kete klasifikim te vecante Mesi theu arritjet e Didie Drogbase.

Mesi vs CR7

Aktualisht Mesi ka hyre ne duel edhe me Kristiano Ronaldon. Te dy luftojne per Kepucen e Arte trofeun qe i shkon golashenuesit me te mire te Evropes. Per momentin Mesi eshte fitues duke qene se ka shenuar 45 gola ne 39 takime nderkohe qe Kristiano Ronaldo ka shenuar 38 gola ne 40 takime.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›