Partizani i 1001 problemeve njeh luksin e perzgjedhjes

Bajko do te zgjedhe sot midis 40 lojtaresh. Partizani ne takimin e pare pret Pogradecin
Rast unik. Zakonisht ekipet qe kalojne kriza financiare sic po kalon Partizani tani apo me keq ekipe qe ndodhen mes tyre nuk kane luksin apo nuk njohin fjalen perzgjedhje. Por ja qe tek ekipi i kuq ndodh e kunderta. Themi keshtu pasi trajneri i Partizanit Neptun Bajko do te zhvilloje sot nje stervitje te vecante me te gjithe ata futbolliste qe jane kandidate per te qene pjese e Partizanit ne fazen e dyte te kampionatit. Pas nje mbipopullimi me futbolliste qe ka aktualisht te skuadra e kuqe Bajko pritet te vendose perfundimisht per futbollistet qe do te vazhdojne te jene pjese e demave.
Stervitja ne Yrshek
Kriza e sterzgjatur i ka detyruar te kuqte e kryeqytetit kryesisht ne kete pjese te sezonit qe te sterviten ne cdo cep te Tiranes. Pas Kodrave te Liqenit kompleksit Dinamo qendres stervitore te ekipeve kombetare ne Kamez dhe ish-Shkolles se Bashkuar te Oficereve tashme Partizani stervitet jashte kryeqytetit. Qe prej fillimit te javes Partizani ka filluar te frekuentoje ambientet sportive ne komunat e rrethit te Tiranes. Dy dite me pare te kuqte kane qene ne Yrshek ku kane perdorur terrenet e klubit privat Olimpik.
Pa sponsore
Ishte thene se java do te niste me sponsore te rinj por kjo gje nuk ka ndodhur. Gjithsesi optimizmi dhe shpresa mbetet sepse sipas pjesetareve te ekipit kjo gje pritet te ndodhe ne ditet ne vazhdim. Duke ditur se sa te shumta kane qene premtimet qe jane dhene te Partizani ne tri sezonet e fundit pakkush mund ta besoje edhe kete risi. Per tifozerine e shumte te Partizanit ardhja e sponsoreve te rinj shikohet si loja e radhes qe behet zakonisht ne periudha merkatosh.
Objektivi
Sigurisht ne mungese te tere elementeve qe do te perbenin nje skuader normale objektivi i ketij sezoni per Partizanin eshte vetem mbijetesa ne Kategorine e Pare. Si asnjehere me pare njeri prej klubeve me te medha te vendit qe pak dite me pare festoi 65-vjetorin e krijimit po perpelitet ne nje kategori qe si takon. Kete vit skuadra e Bajkos do te nise fazen e dyte ne nje ndeshje qe do te zhvillohet ne Selman Stermasi ndaj Pogradecit.