Mark van Bomeli do te luaje tek Milani deri me 30 qershor te ketij viti

Bajerni ne vend te holandezit mund te hedhe ne fushe Krosin Timoshukun dhe Gustavon
Van Bomel kalon tek Milani Bajerni ngroh Gustavon
Skuadra e Bajernit te Mynihut nepermjet nje komunikate per shtyp deklaroi dje se i ka shitur perfundimisht kartonin e Mark van Bomelit ekipit te Milanit. Keshtu pas afrimit te Kasanos dhe Emanuelsonit skuadra e Alegrit beri dje nje tjeter blerje ne merkaton e janarit. Nenkampioni i botes qe do te qendroje tek Milani deri me 30 qershor te ketij viti vendosi te linte Bavarine duke qene se ne te ardhmen nuk do te kishte me hapesira per te luajtur si titullar ne nje skuader ku ndodhen talente si Kros dhe Guztavo per te mos permendur veteranin Timoshuk qe muajt e fundit po gjen vend vazhdimisht ne skuader.
Van Bomel Largohem me zemer the thyer por me koken lart
Largohem nga Bajerni me dhimbje ne zemer por me koken lart. Ne keto kater vite e gjysme kemi marre shume suksese bashke dhe do te doja te falenderoja klubin dhe fansat. Kurre nuk do ta harroj Bajernin e Mynihut. Kjo shoqeri do te zere nje vend te madh ne zemren time - shkroi Van Bomeli ne komunikaten e publikuar ne sajtin zyrtar te Bajernit. Holandezi 33-vjecar iu bashkua skuadres bavareze ne veren e vitit 2006 kur la skuadren e Barces.
Zevendesuesi me gjene bavarezi
Gjate merkatos se janarit skuadra e Bajernit afroi nje lojtar brazilian qe mund te interpretoje shume role. Behet fjale per Luiz Gustavon. Lojtari nga Amerika Latine qe mund te luaje si qendermbrojtes si mbrojtes i krahut te majte dhe si mesfushor shkaterrues duket se eshte e vetmja arsye e largimit te Van Bomelit. Ky i fundit duke pare se 23-vjecari po fiton besimin e Van Galit pranoi qe te larohej drejt Milanos per te mos ngrohur stolin e bavarezeve. Per sa i perket Luiz Gustavos duke se gjerat po shkojne ashtu sic duhet pasi i riu eshte ambientuar shume mire me klimen ne Gjermani. Te marten ne qytetin e tij te Gustavos te lindjes ne Brazil Pindamonhangaba ndodhet rreth 200 kilometra larg Rio de Zhaneiros termometri arriti 34 grade ndersa ne fushen stervitore te Bajernit temperaturat ishin te uleta rreth 3 grade celsius. Nje ndryshim i tille klimaterik nuk i ka shkaktuar shume probleme Gustavos qe tregoi dje se ne Gjermani ka jetuar per plot kater vite. Ndryshe nga bashkekombasit e tij 23-vjecari eshte pershtatur menjehere me klubin dhe metodat e stervitjes. Nuk mund te arrish ne asnje vend nese nuk stervitesh fort - tha ai. - Une po mundohem qe te pershtatem sa me shpjet me filozofine e Bajernit. Tek Hofenhaimi kam luajtur ndryshe prandaj them nese stervitem shume keto dite do te mund te luaj edhe te Bajerni si titullar prej tri javesh qe kur mberriti ne Bavari lojtari ka luajtur si titullar vetem ne ndeshjen ndaj Kajzerslauternit nderkohe qe ate ndaj Volfsburgut e nisi nga stoli. Ne fillim pata disa veshtiresi duke qene se gjithcka qe gjeta ketu ishte e re per mua por tani po ambientohem shume mire. Me tej numri 30 i Bajernit tregoi se brenda tij ka disa gjene bavarezi Kur luaja per Hofenhaimin une doja te fitoja ne cdo ndeshje ne cdo miqesore cdo dite. Ketu tek Bajerni me duhet te pranoj se nje pretendim i tille eshte normal prandaj besoj se jam ne vendin e duhur.
Eumlndrra e Van Galit
Fakti qe Gustavo eshte nje lojtar qe interpreton shume role duket se do te beje te mundur qe endrra e Van Galit shume shpejt te realizohet. Keshtu tekniku holandez po mendon qe si dyshe te mesfushes para mbrojtjes te aktivizoje Bastian Shvajnshtajgerin dhe te riun Toni Kros keshtu qe ne planet e holandezit Gustavo do te kaloje ne mbrojtje ne krahun e majte. Duhet thene se qe te realizohet nje gje e tille duhet ende kohe pasi Kros eshte ende i demtuar. Ndersa per sa i perket krahut te majte te mbrojtjes Van Gali ka zgjidhur cdo dyshim qe pas takimit me Kajzerslauternin kur tha se Pranjic ka fituar duelin me shokun e ekipit Diego Kontento. Tek ky i fundit shoqeria bavareze pati shume shpresa por duket se tani nuk i beson me prandaj ka perfunduar si zgjedhje e dyte shume shpejt mund te perfundoje i treti.
1/4-at e Kupes se Gjermanise Alemania Ahen kerkon triplete
Stadiumi Tivoli eshte kthyer ne nje ferr te vertete per Bajernin. Edhe pse ne ate impiant prej 32160 vendesh nuk luan as Mancester Junajtid e as Barcelona kujtimet e bavarezeve jane te hidhura. Ne kete stadium ku luan Alemania Ahen skuadra e Bajernit eshte eliminuar plot dy here nga nje kompeticion si Kupa e Gjermanise. Ne 2004-n dhe ne 2007-n skuadres bavareze i eshte dashur ti thote lamtumire nje trofeu qe e kerkon cdo vit. Keshtu sot ndeshja ne kete impiant eshte mjaft speciale. Nje gje te tille e konfirmojne edhe protagonistet. Keshtu per sulmuesin Mario Gomez eliminimi nga nje ekip i Kategorise se Dyte do te ishte nje trup i madh ndersa Van Gali tregoi dje ne konferencen per shtyp se Bajerni duhet te fitoje me cdo kusht. Per ndeshjen e sotme trajneri holandez nuk do te kete mundesi qe te hedhe ne fushe Van Byjtenin Kontenton dhe Riberine. Ndersa nga ana tjeter mjeket e Bajernit kane theksuar se Roben i ftohur do te jete i ndeshjes edhe pse nuk luajti dje ne miqesoren e kontrollit qe zhvilloi Bajerni.