E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani, i pamposhturi i transfertës

Partizani sërish nuk arriti të fitojë me Luftëtarin në Gjirokastër, teksa dy ekipet me barazimin 0-0 regjistruan të 13-in në 69 takime midis tyre. Gjithsesi, ai që mbeti më i kënaqur nga pika e marë ishte Partizani. Pjesën e parë, të kuqtë luajtën më mirë duke qenë më pranë portës së gjirokastritëve, ndërsa në të dytën Luftëtari, falë edhe freskisë fizike i vuri në vështirësi miqtë nga kryeqyteti. Trajneri Ilir Spahiu pohoi pas ndeshjes se ekipi i tij humbi dy pikë. Partizani regjistroi rezultatin e katërt pozitiv rresht dhe ndeshjen e shtatë në transfertë pa humbje (3 fitore, 4 barazime). Me pikën e marë, të kuqtë u ngjitën në kuotën e 23 pikëve, ndërsa Luftëtari rrëshqiti në tabelë, duke qenë tani në vendin e nëntë (17 pikë). Në ndeshjen e arshshme, Partizani do të përballet në Tiranë me Besën (në fazën e parë 0-0), ndërsa Luftëtari do të përballet me në Fier me Apoloninë, një nga rivalët direkt për mbijetesë në Kategorinë Superiore
Luftëtari-Partizani 0-0
BILANCI MIDIS EKIPEVE: 69 ndeshje; 14 fitore Luftëtari, 13 barazime, 42 fitore Partizani. Golat: 50-131

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›