E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vieira: Arsenali ende është në garë për titull

Kapiteni i dikurshëm i Arsenalit, Patrick Vieira, nuk mendon se ish-skuadra e tij e ka humbur shansin për të garuar për titullin kampion këtë sezon në Ligën Premier. "E di se e kanë shumë të vështirë, mirëpo unë nuk do ta përjashtoja Arsenalin nga gara". "Nëse arrijnë të shfaqin ndeshje të mira secilën javë, atëherë mund të luftojnë për titull". "Kam pritur se do të jetë në një situatë më të mirë se kjo që gjenden tani. Mirëpo pavarësisht se nuk kanë arritur pritjet e mia, rruga është e gjatë deri në fund të sezonit. Ata janë në gjendje që të fitojnë trofe këtë sezon", ka thënë mesfushori i Interit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›