E Diel, 1 Nëntor 2026

Berlusconi: Ndonjëherë duhet të fitojnë edhe të tjerët

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka harruar humbjen e të dielës ndaj Juventusit, duke thënë se klubi i tij nuk mund të fitojë çdoherë dhe ndonjëherë edhe ekipet tjera duhet të fitojnë po ashtu. Milani u mposht si me lojë po ashtu edhe me rezultat, 4-2, në ndeshjen ndaj Juves në Olimpico dhe distancohet në nëntë pikë ndaj rivalit tjetër për titull, Interit.
"Dje nuk fituam, pasi ndonjëherë edhe ekipet tjera duhet të fitojnë. Unë jam presidenti më i suksesshëm në historinë e Calcio Ligës, do të më mbani mend", ka thënë presidenti i Milanit dhe i Italisë, Silvio Berlusconi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›