Elbasani, "stacioni" i Tiranes
Aranit Muraci
Dinamo, Elbasani dhe Besa e Kavajes, siguruan secila nga nje rezultat pozitiv ne ndeshjet e para. Bardheblute "ngecen" ne nje barazim pa gola ne Tirane, c'ka i jep me teper shanse Elbasanit, per te shfrytezuar faktorin fushe, ne ndeshjen e kthimit. Dje ne "Qemal Stafa", ashtu si kater dite me pare, trajneri i Elbasanit Faruk Sejdini perdori te njejten strategji, per te ndalur sulmin e Tiranes. Ne pjesen me te madhe te ndeshjes, Tirana e dominoi lojen. Kryeqytetasit nuk arriten dot te shenonin ne porten kundershtare. Ndeshja e pare e cerekfinales se Kupes se Shqiperise, Tirana-Elbasani eshte mbyllur ne barazim pa gola, 0-0. Tirana duhet te fitoje, ose te arrije nje barazim me gola, per t'u kualifikuar ne gjysmefinale. Nga ana tjeter, Elbasani do te shfrytezoje faktorin fushe, qe per trajnerin Faruk Sejdini nuk perben ndonje epersi. "Ne Elbasan luhet futboll, sic luhet edhe ne Tirane. Nuk ka asnje ndryshim, ndaj edhe faktori fushe nuk ka te bej fare," - u shpreh Sejdini pas barazimit te djeshem. Sipas trajnerit te Elbasanit barazimi i dyte, me te njejtin rezultat, ne nje periudhe te shkurter kohore (4 dite) arritur ndaj Tiranes, tregon se ekipet nuk kane ndonje diference mes tyre. "Kupa ka nje specifike tjeter", - shprehet Sejdini. "Nese ne kampionat ishim te kenaqur qe barazuam me Tiranen, ne kupe mendoj se kemi arritur dicka, por nuk jemi kualifikuar. Barazimi 0-0 na jep po aq epersi, sa edhe Tiranes. Ne Elbasan, dy jave me vone do te diskutohet ekipi qe do te kaloje ne turin tjeter. Me rezultatin e sotem mendoj se eshte hapur per te dy ekipet shansi per kualifikim". Trajneri i Elbasanit ka vetem tre jave qe drejton Elbasanin dhe ka mundur te arrije tre rezultate te njejta 0-0, ndaj dy ekipeve qe kryesojne aktualisht kampionatin.
Loja
Tirana e dominoi ndeshjen ne "Qemal Stafa". Bardheblute krijuan nje numer te konsiderueshme dhe paten raste te pastra, para portes kundershtare. Kryeqytetasit mund te kishin shenuar ne pjesen e pare. Ne pjesen e dyte, ishin serish bardheblute me kerkues ne fushe. Elbasani mbrohej me forca te shumta dhe trajneri Faruk Sejdini, e perdori kete strategji, deri ne fund te ndeshjes. "Ne e kishim te veshtire, te fitonim ndeshjen me Tiranen. Madje ishte e veshtire edhe te shenonim gol, ne porten e tyre. Keshtu, pozitiv eshte fakti qe nuk pesuam gol, ne kete ndeshje. Jam i kenaqur me paraqitjen e ekipit", - perfundoi Faruk Sejdini. Tirana, ne 20 minutat e fundit te lojes e humbi qetesine, duke zbehur edhe agresivitetin para portes se Elbasanit.
Kualifikimi
Ndeshjet e kthimit te cerekfinaleve te Kupes se Shqiperise, do te luhen ne 11 mars. Ne "Ruzhdi Bizhuta", Elbasani dhe Tirana do te diskutojne nje bilete, per ne gjysmefinale. Pritet nje ndeshje e madhe dhe me emocione, mes dy ekipeve ne fjale. Ekipet e tjera udhetuese, me perjashtim te Dinamos, nuk e kane te sigurt kualifikimin.