E Diel, 1 Nëntor 2026

OSSH, mënyra e re e arkëtimeve

Përkeqësimi i arkëtimit të faturave të energjisë elektrike pas privatizimit të OSSH ka bërë që pronari i saj i ri të nisë një projekt të ri për mbledhjen e borxheve. Në qendër të këtij projekti është kontakti direkt me konsumatorin më anë të një njoftimi, reagimi pas të cilit i krijon debitorit shansin e faljes së kamatvonesave apo ndërprerjen e energjisë.

"është një njoftim për ndërprerje të energjisë elektrike ku përcaktohen qartazi dhe format që duhet të ndjekë konsumatori debitorë fill pas momentit që merr dijeni për këtë njoftim. Cka do të thotë paraprakisht, njoftohet debitori 72 orë, dhe i lihet një afat 72 orë për të reaguar për të likujduar gjendjen debitore që ai ka", thotë Oligert Kume, menaxher i Arkëtimeve në OSSH.

Nëse konsumatori nuk paguan borxhet pas njoftimit të marrë nga kompania ai do të përballet me masa drastike që nisin nga ndërprerja e energjisë dhe ku të gjithë veprimet do të mbështeten edhe nga policia private.

"Ndërprerja e furnizimit me energji elektrike, demontimi i sistemit matës, që ka të bëjë nga lidhja kabllore e deri në matësin elektrik, njëkohësisht përgatitja e dokumentacionit për kallëzim penal në organet e prokurorisë, por ka dhe disa elementë të ri që tashmë kompania i ka implementuar në realizimin e arkëtimit të këtyre debitorëve sic janë policia private", vijoi Kume.

OSSH pas privatizimit ka trashëguar borxhet e konsumatorëve që nisin nga viti 2007. Totali i këtij borxhi është 28 miliard lekë, pjesa më e madhe detyrime të familjarëve. Nga kjo shumë 4 miliardë janë detyrim i institucioneve buxhetore.

Adi Darsi < I mëparshmi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›