Rruga e Arbrit, shkurtohet tuneli

Shkurtimi i tunelit 3.5 kilometra në rrugën e Arbërit krijon mundësinë që kjo vepër të ndërtohet më shpejt dhe me kosto më të ulta. Projektuesi i rrugës inxhinieri Faruk Kaba thotë se po punohet që tuneli do të shkurtohet me rreth 700 metra lineare dhe se projekti përfundimtar mund të jetë gati për afërsisht dy muaj.
"është vendosur që të ngrihet tuneli në kuotë, nga kuotat rreth 820 në kuota 930-940, pra, rreth 100-120 metra. Kjo do të ketë një impakt pozitiv, si në koston e ndërtimit të këtij tuneli, në sigurinë e këtij ndërtimi, sepse takohen formacione te mira, nga pikëpamja gjeologjike, gjithashtu dhe në afatet e ndërtimit të këtij tuneli, që është shumë e rëndësishme", tha Faruk Kaba, drejtor Infratransprojekt.
Shkurtimi i tunelit ul kostot e ndërtimit por ndryshe nga se ka qenë parashikuar në studimin e fizibilitetit kjo rrugë do të jetë më e shtrenjtë. "Nga Tirana deri në urën e Cerenecit do kushtojë rreth 300 milionë euro", vijoi Kaba.
Rruga e Arbërit është një nga arteriet e rëndësishme që lidh Tiranën me pjesën lindore të vendit. Ajo e shkurton distancën aktuale Tiranë-Peshkopi e më tej me 100 kilometra.
Adi Darsi