E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani mund Mamurrasin 3-2 ne kategorine e pare

Partizani e festoi me fitore rikthimin në “Qemal Stafa” duke mundur 3-2 Mamurrasin. Tani, Superliga është më pranë për të kuqtë.
Ishin miqtë nga Mamurrasi që kaluan të parët në avantazh, por vendasit u përgjigjën shpejt me dy gola shënuar nga Malo. 
Pjesa e parë u mbyll 2-2 dhe ishte Metaj që realizoi dy herë për miqtë.
Në pjesën e dytë, Lala shënoi golin e fitore. Partizani ka 47 pikë pas 24 javësh duke qenë i dyti, 5 më shumë sesa Pogradeci.
Dy skuadrat e para në renditje ngjiten në Superligë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›