E Shtunë, 31 Tetor 2026

Champions League luhen sonte cerekfinalet e dyta

Do të luhen sonte dy prej çerekfinaleve të dyta të Ligës së Kampionëve. Në orën 20:45, Gallatasaraj pret Realin e Madridit në Stamboll, ndërsa në Gjermani luajnë Dortmundi me Malagën.
Reali është favorit për të kaluar turin në Turqi, pasi ka fituar 3-0 ndeshjen e parë.
Skuadra madrilene do të ketë mungesa pasi Sergio Ramos e Shabi Alonso janë të pezulluar dhe Pepe është i dëmtuar.
Por, edhe Gallatasarajit i mungon sulmuesi kryesor, Burak Jilmaz. Gjithsesi, Didie Drogba synon mrekullinë pasi beson se mund ta fitojë Championsin me skuadrën turke.
Gjyqtar do të jetë francezi Stefan Lanoi.
Në Gjermani, gjithçka nis nga barazimi 0-0 i ndeshjes së parë. 
Për vendasit nuk luan sërish Humels, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës është si në takimin e parë.
Në sulm, do të synojnë golin Rojs, Gëce, Groskrojc dhe Levandovski.
Malaga luan sërish me Saviolën në sulm dhe thuajse pa ndryshime në krahasim ne ndeshjen e parë. Gjyqtar në Dortmund do të jetë skocezi Krejg Tomson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›