Pixarro hyn ne histori Verderi mposht Mynshengladbahun 4-1
Klaudio Pixarro sulmuesi i Verder Bremenit hyri dje ne historine e Kampionatit Gjerman te Futbollit Bundesliga. Sulmuesi nga Peruja i cili luan aktualisht per Verder Bremenin ne takimin e djeshem qe zhvilloi ekipi i tij Mynshengladbahut shenoi golin e 134 ne Bundeslige. Keshtu 32-vjecari u kthye ne sulmuesin me te mire te huaj qe ka luajtur ne kampionat. Peruani arriti te thyente rekordin e Xhovani Elberit qe me fanellen e Shtutgartit Bajernit dhe Mynshengladbahut kishte realizuar plot 133 gola ne kampionatin gjerman. Ne kete klasifikim te vecante ne vend te trete ndodhen ne kuoten e 106 golave braziliani Ailton dhe zvicerani Shapuiza. Pixarro ka mberritur ne Bundesligen Gjermane qe ne vitin 1999. Qe nga ai vit ai ka veshur fanellen e Verderit nga lsquo99 deri 2001 dhe 2008 e deri me sot dhe te Bajernit te Mynihut 2001-2007. Ne sezonin 2007-08 ai ka luajtur per Celsin ne Premier Lige. Per sa u perket rezultateve te tjera te javes se nente te Bundesliges ka pasur shume surpriza pasi Eintrahti i Frankfurtit barazoi pa gola me Shalken ndersa Nurembergu mposhti Volfsburgun 2-1. Frajburgu mundi Kaizerslauternin 2-1 me po te njejtin rezultat fitoi edhe Hanoveri ndaj Kelnit. Sot do te luhen ndeshjet e tjera Borusia Dortmund-Hofenhaim Shtutgart-St.Paul dhe Bajer Leverkusen - Mainc.
Renditja
Nd. Pike
1. Dortmund 8 21
2. Mainc 05 8 21
3. Hanover 9 16
4. Bajer 04 8 15
5. Hamburg SV 9 15
6. Fraiburg 9 15
7. Hofenhaim 8 14
8. Verder 9 14
9. Eintraht 9 13
10. St.Pauli 8 13
11. FC Bajern 9 12
12. Nuremberg 9 12
13. Volfsburg 9 10
14. Klautern 9 7
15. Shalke 04 9 6
16. Mgladbah 9 6
17. 1. FC Keln 9 5
18. Shtutgart 8 4