E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani mundet ne Vlore, rrezikon renien

Pas ndeshjeve te djeshme, ne dy javet e fundit pritet qe te percaktohet edhe dyshja e ekipeve qe do te bien ne nje kategori me poshte, si dhe dy ekipet e tjera, te cilat do te luajne ndeshje "play-out". Ne takimet e djeshme, rezultatet ngjeshen edhe me tej ekipet ne fund, ku rezultatet mbyllese do te jene ato, qe do te percaktojne gjithcka. Partizani eshte mundur ne Vlore dhe me kete fitore Flamurtari, i ka shpetuar deri diku renies ne nje kategori me poshte. Por ishin Apolonia dhe Bylis, qe pas fitoreve te djeshme, kane ngjallur shpresat per te qendruar, ose e pakta, te luajne ndeshja "play-out". Interesant ka qene barazimi i Elbasanit, ne Lushnje. Me kete rezultat elbasanasit, kane larguar disi shqetesimin e renies ne nje kategori me poshte. Por nuk eshte zgjidhur asgje, sepse ekipet e Kategorise Superiore duhet te luajne edhe dy ndeshjet e mbetura. Perballjet e radhes do te percaktojne, gjithcka mes tyre. Partizani do te luaje ndaj Elbasanit. Legjenda e futbollit shqiptar rrezikon seriozisht renien ne nje kategori me poshte. Nese te kuqte e drejtuar nga Shpetim Duro, nuk do te marrin nje fitore dhe te shpresojne se ekipet qe jane aktualisht poshte do te gabojne te pakten ne nje prej dy takimeve te mbetura, atehere gjasat jane qe te bien ne nje kategori me poshte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›