Vllaznine dhe Tiranen, i pret finalja
Aranit Muraci
Vllaznia e Shkodres mund te mjaftohet me nje barazim ne Tirane me rivalin kryesor te ketij edicioni, per te realizuar objektivin e saj, qe te fitoje titullin kampion ne Shqiperi. Ndeshjet e djeshme te Kategorise Superiore, kur mbeten edhe dy jave nga perfundimi i kampionatit, nuk sollen asnje surprize, per sa iu perket rezultateve qe siguruan ekipet kryesuese. Diferenca mbeti e njejte dhe nuk ka thuajse asnje mundesi, qe ajo te ndryshoje edhe pas ndeshjeve te javes tjeter, pasi ekipet kundershtare te bardhebluve dhe kuqebluve, nuk kane me motiv, per te fituar deri ne fund. Trajneri i Teutes paralajmeroi pas fitores se kupes, nga ana e Flamurtarit, se ekipit te tij dhe shume ekipeve te tjera qe ndodhen ne mes te tabeles, iu ka humbur motivi dhe teatri mbetet pjese e lojes, ne perfundimin te ketij kampionati, ashtu sic ka ndodhur gjate viteve te fundit. Tirana fitoi ne kryeqytet thellesisht ndaj Shkumbinit, por edhe Vllaznia, qe kishte nje ndeshje me te veshtire mori tre pike, ndonese fitoren e shenoi me veshtiresi. Shkodranet, fale nje 11-metershi arriten te merrnin maksimumin perballe kampioneve ne fuqi. Dinamovitet zyrtarisht jane shkurorezuar ne Shkoder, nga nje prej dy ekipeve pretendente, qe te fitoje kuroren e ketij edicioni. Tirana, pas humbjes se finales eshte pare e impenjuar maksimalisht ne fushe, ndaj miqve nga Peqini. Ekipi i Shkumbinit nuk i rezistoi dot bardhebluve, qe shenuan tre gola brenda 45 minutave te para. Sakaq, ne javen e parafundit, Tirana do te luaje ndaj Dinamos, para se te mendoje fitoren ne ndeshjen e fundit, per te siguruar titullin kampion. Nje mision i veshtire per bardheblute, te cilet tani luajne edhe pa trajnerin e tyre qe i udhehoqi ne pjesen me te madhe te sezoni. Gjithsesi, ndeshja mbyllese, si nje vit me pare, mes dy kryesuesve do te jete gjithashtu dhe percaktuese per ate ekip, qe do te kurorezohet kampione e Shqiperise. Ne te dy kampet ka entuziazem dhe pretendohet titulli kampion. "Fitorja me Dinamon na jep me shume moral, per te marre maksimumin edhe ne javet e mbetura", - theksoi pas ndeshjes trajneri i Vllaznise, Dervish Haxhiosamvic. "Vllaznia luajti me deshiren e madhe per ta fituar ndeshjen dhe mendoj se ia arriti qellimit, edhe pse duhet te kishim luajtur me mire. Por duke qene se perballe kishim nje ekip si Dinamo, qe dihet se eshte mjaft e forte, duhet te kenaqemi me piket. Para se te mendojme ndeshjen e fundit, qe them se do te jete percaktuese per titullin kampion, duhet te fitojme ndeshjen e radhes, ne shtepi", - tha trajneri malazez qe drejton shkodranet, pas largimit te trajnerit Agim Canaj. Sakaq, edhe ne kampin bardheblu, e njejta atmosfere premtuese eshte percjelle nga drejtuesit e ekipit. Dyshja Tafaj-Bencivenga drejtoi Tiranes pas largimit te Koles, duke shenuar nje fitore, qe pritej ne fakt, per Alban Tafajn, ekipi do te gezohet vetem ne rast se fiton titullin kampion. "Fituam me Shkumbinin, perballe te cilit na duhej vetem fitorja, - theksoi Tafaj, - por tani duhet te mendojme dy ndeshjet e fundit, qe jane shume te veshtira, para se te pretendojme titullin kampion". Ndeshje finale, Tirana dhe Vllaznia, pritet te kete interesin e duhur, per opinionin sportiv.
20 gola
Memelli shenoi nje gol tjeter dhe eshte shkeputur tre gola nga Plaku. Kur duhen edhe dy jave nga perfundimi i kampionatit, sulmuesi i Tiranes para perballjes me Palkun ne javen e ardhshme, shihet shume prane fitimit te Kupes se Arte.
Finalja
Nje vit me pare, Dinamo ndodhej dy pike para Partizanit dhe i duhej nje barazim ne ndeshjen finale qe te shpallej kampione vendi. Blute duke u favorizuar nga barazimi, me moral me te larte fituan 3-1 dhe u shpallen kesisoj kampione vendi.