Nje bilete lotarie fiton... 126 milione euro
Nje bleres i rregullt i biletave te lotarise ne Spanje ka fituar shumen marramendese prej 126 milion eurosh, shifra me e larte e fituar ndonjehere nga nje bilete te vetme ne Evrope, beri te ditur dje kompania organizatore e lotarise "EuroMillions". Fituesi i shortit te mbremjes se kaluar arriti te triumfoje ne nje probabilitet shume te ulet, 76 milione ne nje duke i buzeqeshur fati pas rritjes se cmimit te madh qe nuk ishte fituar ne hedhjet e shortit gjate gjashte javeve te fundit. "Rekordi i fitores se EuroMillion me nje bilete te vetme eshte thyer pas hedhjes se shortit mbreme qe u fitua nga nje bilete e vetme", shkruhet ne faqen zyrtare te internetit te lotarise EuroMillion, qe ka aksione ne nente lotari te tjera evropiane. Ne vitin 2005 nje grua irlandeze, Dolores McNamara, fitoi 115 milion euro. Dyqani i lotarise, ku ishte blere bileta fituese, tha se shitjet ishin rritur ndjeshem pasi lojtaret kishin pare qe "jackpot-i" kishte arritur nje shume te madhe. "E shitem ne bileten fituese", tha Ana Maria Ricon, e zonja e kioskes qe shiti bileten fituese. "Ne nuk dime asgje per fituesin apo kombesine e tij. Mund te kete qene nje turist ose ndonje spanjoll qe nuk banon ne Madrid, pasi dyqani jone eshte pikerisht ne qender te qytetit", shtoi ajo. Numrat fitues ishin 4, 29, 23, 31, 24 dhe numrat e "jackpot-it" 9 dhe 8. Shuma totale e fituar ishte 126,231,764 euro.