E Diel, 1 Nëntor 2026

Partizani nuk gjen derman, Vora e shkatërron me rezultatin 4-1

Partizani vazhdon të zhgënjejë në kampionat. Të kuqtë janë mposhtur me rezultatin e thellë 4-1 nga Vora, duke thelluar krizën e rezultateve në Superiore.

Skuadra kryeqytetase nuk po arrin të gjejë stabilitet, ndërsa humbja e radhës vjen pas rezultateve negative ndaj Dinamos, Egnatias dhe Tiranës.

Kështu, Partizani regjistron një tjetër goditje në një sezon që po rezulton mjaft i vështirë për të.

Pavarësisht ndryshimeve në pankinë, Partizani nuk po gjen ende rrugën e duhur. Tashmë, të kuqtë duhet të reagojnë sa më shpejt për të mos e komplikuar edhe më shumë vazhdimësinë e sezonit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›