E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani, oferte 22 mije USD

Kualifikimi ndaj boshnjakeve te Shiroki Brijeg do te coje automatikisht ne xhepat e lojtareve te Partizanit nga 2000 dollare amerikane. Partizani nisi dje pergatitjet ne kryeqytet per te bere stervitjet e fundit formacionit qe do te perballet me skuadren e Ivan Katalinicit. Partizani barazoi ndeshjen e pare ne Bosnje (0-0) dhe i ka te gjitha shanset te kaloje ne turin e dyte eliminator te Kupes UEFA. Te enjten, me 31 korrik, ne "Qemal Stafa" do te zhvillohet akti i dyte midis dy ekipeve, ku shanset e Partizanit per nje kualifikim ne turin e dyte jane me te medha. Partizani e ka kaluar tri here turin e pare eliminator, sezonin 2004-2005, kunder Birkirkares ne Kupen UEFA, sezonin 2003-2004, kunder Makabi Netanjahut ne Kupen Intertoto dhe sezonin 1970-1971, kunder Advitabergs ne Kupen e Kupave.

Mberritja

Boshnjaket e Shiroki Brijeg tashme kane mberritur kryeqytetin shqiptar pas nje udhetimi gati dhjete ore me autobus. Kundershtaret e Partizanit ne turin e pare eliminator te Kupes UEFA u akomoduan ne hotel "Eklips" ne periferi te Tiranes. Sot trajneri Ivan Katalinic do te jape nje konference per shtyp ne ambientet e stadiumit kombetar "Qemal Stafa", ndersa ne mbremje pas stervitjes njohese, klubi i Partizanit do te jape edhe nje darke protokollare per drejtuesit me te larte te klubit boshnjak. Ndersa lojtari i Shirokit, ne nje deklarate per mediat, Topic, shpreson qe Partizani i Tiranes te mos dije te luaje ne sulm pasi kjo do te ishte ne avantazhin e tyre. Takimi Partizani-Shirok Brijeg do te drejtohet nga gjyqtare holandeze me kryesor Bas Nijhuis (ndihmesa: Brink e Langkamp). Delegat i UEFA-s eshte hungarezi Berzi, ndersa vezhgues i gjyqtareve rumuni Grigoresku.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›