Palestines i rikthehet toka e zhvatur nga Izraeli
JERUSALEM - Izraeli duhet ta prishe dhe spostoje pjeserisht gardhin mbrojtes ne Jordanin perendimor, gardh ky qe hyn gjeresisht ne token palestineze. Vendimin e mori jo vetem Gjykata e Larte e Izraelit, pasi per marrjen e ketij vendimi ndikoi edhe shefi i Shtabit te Pergjithshem izraelit, Ashkenazi.
Ngjarja solli pllakosjen mediatike. Gati te gjitha mediet izraelite dje kane heshtur. Radioja, televizioni, gazetat nuk interesohen edhe aq per deshtimin e heshtur te qeverise izraelite. E vetmja qe raporton per fitoren e palestinezeve ne lufte kunder gardhit mbrojtes qe duhet te ndaje Jordanin perendimor nga Izraeli - eshte gazeta liberale, "Ha'aretz". Ajo shkruante dje: "2,4 kilometer gardh ne veri te qytetit palestinez, Kalkilia duhet te prishe dhe spostoje Izraeli. Palestinezet rifitojne disa kilometra kuadrat toke, rreth 15 km larg Tel Avivit, nje toke pjellore kjo, toke palestineze, te cilen Izraeli faktikisht ua zhvati kur qeveria filloi me ndertimin e gardhit mbrojtes para pese vitesh".
Afro dy kilometra e gjysme, nuk jane shume per nje gardh betoni i perforcuar me gjembat e hekurt, i cili parashikohet te shtrihet ne 700 km. Por korrigjimi qe iu be kufirit te tij mund te jete shembull per pjese te tjera te diskutueshme te murit bllokues, aty ku kjo veper ndertimi hyn thelle ne token palestineze.
Ka pese vjet qe palestinezet e prekur ne rajonin e Kalkilias luftojne kunder vijes nga kalon gardhi mbrojtes ne Gjykaten e Larte te Izraelit. Padia e tyre doli me sukses. Qe ne vitin 2006 Gjykata ne Jerusalem kumtoi se gardhi mbrojtes nuk eshte ndertuar per arsye sigurie, por ushtria ka marre me shume ne konsiderate planet per zgjerimin e ngulimeve izraelite ne Jordanin perendimor. Vitin e kaluar, Gjykata e Larte e rikonfirmoi kete vendim. Interesat e te ardhurve nuk duhet te percaktojne rrjedhen e ndertimit te gardhit, por vetem interesat legjitime te shtetit izraelit.