E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atentatet e Stambollit, kurdet nuk i pranojne

STAMBOLL - Kohe te trazuara ne Turqi. Fillimisht atentati i rende ne Stamboll ku humben jeten 17 vete. Pas kesaj konsultimet e Gjykates Kushtetuese turke per ndalimin e partise qeveritare AKP. Ende nuk dihet sfondi i atentatit, megjithese jane perhapur mjaft teori. Por ende nuk ka prova te qendrueshme per te zbardhur teresisht ngjarjen. Ministri i brendshem turk, Besir Atalai ka folur dje mbi ngjarjen: "Qellimi yne eshte sqarimi sa me i shpejte i kesaj ngjarjeje dhe gjetja e shpejte e autoreve. Hetimet vazhdojne ne te gjitha drejtimet", deklaroi ministri. Ai shtoi se jane duke u analizuar edhe regjistrimet e kamerave te vezhgimit.

KURDET

Se sa e paqarte eshte situata kjo duket ne supozimet se PKK-ja mund te fshihet pas atentateve. Disa politikane e kane shprehur kete dyshim. Sipas tyre, struktura e atentatit eshte nje prove per kete, po ashtu si edhe fakti i bombardimeve gjoja te suksesshme te ushtrise turke ne Irakun e veriut ne fundjave, per te cilat atentati ishte nje lloj ndeshkimi.

Por drejtuesi i seksionit politik te rebeleve, Zubeyir Aydar hodhi poshte dje, cdolloj pergjegjesie te organizates kurde. Nuk dihet nese nje deklarate e tille i pergjigjet se vertetes. Sepse me se voni qe nga rrembimi i tre alpinisteve gjermane nga PKK-ja, dihet se kjo organizate nuk eshte e bashkuar, dhe se ushtri te ashtuquajtura autonome mund te ndermarrin aksione pa dijenine dhe miratimin e kreut te PKK-se.

QEVERIA

E pare keshtu duhet pritur ende, duhet pasur durim, te bashkuar kunder atentatoreve - sic ishte edhe apeli i djeshem, Kryeministrit Erdogan: "Kjo dite eshte nje dite e bashkimit dhe solidaritetit. Sa me shume te bashkuar dhe te solidarizuar jemi kunder terrorit aq me shume te suksesshem do te jemi", tha Erdogan, duke kerkuar qe "terrori te humbe mbeshtetjen ne popull". Ketu, paralajmerimi i Erdogan ishte i qarte: "Po qe se populli vazhdon te mbeshtese organizata terroriste dhe perfaqesuesit e tyre politike, atehere terrori ndjehet i konfirmuar dhe i forte".

GJYKATA

Thirrja e Erdoganit per bashkim kombetar nuk duket se lidhet vetem me viktimat dhe familjet e tyre, por ndoshta eshte nje sinjal per procesin e ndalimit te partise qeverisese AKP. Pardje, Gjykata Kushtetuese zhvilloi konsultimet e fundit ne kete proces. Se kur do te publikohet vendimi mbetet ende e hapur. Megjithate, ministri i Drejtesise, Mehmet Ali Sahin, u shpreh dje se asnjehere me pare nuk eshte ndjekur nje proces kunder nje partie ne Turqi me kaq interes nga opinioni boteror. "Ne te vertete para gjyqit nuk po del nje parti, por po vihet ne prove para syve te botes, drejtesie turke", pohoi Sahin. Prokuroria e Pergjithshme, qe ka ngritur padine, e akuzon partine Islamike-Konservative, AKP, per groposjen e laicizmit ne Turqi dhe instalimin e nje Republike Islamike. Thuhet se ndalimi i partise eshte gati i sigurt, pasi 8 nga te 11 gjykatesit konsiderohen si kritike te AKP-se dhe vetem 7 vota mjaftojne per mbylljen e votimit. Por, nuk dihet nese vendimi do te jete kunder AKP-se. Keshilltari i Gjykates, Osman Can, eshte shprehur per rrezimin e padise dhe kerkesen per ndalimin: "Nga AKP nuk del rrezik akut per demokracine ne Turqi".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›