Matura shteterore, 1700 pyetje për testin final
Testet e dy provimeve me detyrim do të kenë nga 25 pyetje. Nga këto, 13 pyetje do të jenë me alternativa, ndërsa 12 të tjera me zhvillim. Ndërsa testi i provimeve me zgjedhje, pritet që të përmbajë për secilën lëndë nga 20 pyetje
TIRANE-Pyetjet e testit final të lëndëve me detyrim të maturës shtetërore, Letërsisë dhe Matematikës, do të përzgjidhen midis një banke prej 1750 alternativash për secilin variant. Ndërkohë që të katër provimet, dy me zgjedhje dhe dy me detyrim, do të kenë një total prej 180 pikësh, që është edhe vlerësimi maksimal për të rinjtë. Banka e pyetjeve, së bashku me skemën e vlerësimit të pyetjeve, ka nisur të konturohet nga specialistët e Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve (AVA).
Testet e dy provimeve me detyrim do të kenë nga 25 pyetje. Nga këto, 13 pyetje do të jenë me alternativa, ndërsa 12 të tjera me zhvillim. Ndërsa testi i provimeve me zgjedhje, pritet që të përmbajë për secilën lëndë nga 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje do të jenë me përgjigje alternative dhe 10 pyetje me përgjigje me zhvillim. Ndërsa për lëndët me zgjedhje do të hartohet një bankë prej 1400 alternativash për secilën nga lëndët me zgjedhje", - shpjegojnë specialistët.
(d.b/GSH/BalkanWeb)