Partizani, sot miqesore me Beselidhjen ne Lezhe
Pas fitores ne miqesoren e se merkures, 2-1 ndaj Shkumbinit, ne Peqin, skuadra e Bajkos sot do te kete nje tjeter perballje testuese, ne kuader te pergatitjeve per fillimin e kampionatit. Fjala eshte per miqesoren qe "demat" do te zhvillojne ne Lezhe, ndaj Beselidhjes vendase, ku skuadra pritet te kolaudohet, nisur nga fakti se mund te jete edhe testimi i fundit, qe te kuqte do te zhvillojne perpara startit te sezonit te ri.