Sasa Delain, rikthimi te Partizani, diten e hene
"Do te vij te henen". Kane qene keto fjalet e mbrojtesit kongolez te te kuqve, Sasa Delain, i kontaktuar nepermjet telefonit. I kthyer ne Gjermani (ne vendin ku jeton prej thuajse 18 vjetesh, qe pas largimit nga Republika Demokratike e Kongos, per shkak te luftes), pas eksperiences angleze me nje skuader te Konferences, ku nuk arriti dot te nenshkruante nje kontrate, "pantera" e mbrojtjes se "demave" ka pranuar se do te rikthehet ne Shqiperi, per te luajtur serish me Partizanin. "Kam kontaktuar me drejtuesit e klubit, ose me mire me thene, me presidentin Xhani, me te cilin kam biseduar per mundesine e rikthimit tim te te kuqte, qe kur ndodhesha ne Angli. Rame parimisht dakord dhe, te them te drejten, shanset qe une te vija deri keto dite ishin 70 per qind. Por, pas bisedes qe kam patur me familjen time, me te cilen ndaj cdo lloj problemi, kam vendosur qe perfundimisht t'i them "po" ofertes se Partizanit. Kane qene pikerisht gruaja dhe mamaja ime, te cilat me shtyne qe une te rikthehesha ne Shqiperi. Prandaj edhe une kam vendosur te vij", ka vijuar Delain. Nderkohe, nga sa mesohet prej drejtuesve te klubit, eshte prenotuar bileta e lojtarit, nepermjet linjes "Frankfurt Viene Tirane", permes kompanise se fluturimeve "Austrian Airlines". Pra, pas gati tre muajsh ndarjeje, Delain rikthehet serish te Partizani.